Nga 600 doza të vaksinës kundër kancerit të qafës së mitrës, QKMF në Gjilan vaksinoi 470 vajza të reja

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan pati njoftuar se është furnizuar me dozën të HPV vaksinës kundër Human Papilloma virusit, që është shkaktar i kancerit të qafës së mitrës.
Këto doza janë të parapara për vajzat e moshës 13 deri në 21 vjeç, derisa specialistja e mjekësisë familjare, Ramize Ahmeti-Ibrahimi, njëherit edhe koordinatore e cilësisë në kujdesin parësor shëndetësor, tha se interesimi për marrjen e kësaj vaksine është shumë i madh.
Ahmeti-Ibrahimi tha se QKMF në Gjilan ishte furnizuar me 600 doza dhe nga të gjitha këto, sipas saj, deri tani janë dhënë 470 doza.
“Ne jemi furnizuar me 600 doza, por me informimin dhe edukimin për rolin e vaksinës, ka filluar të rritet interesimi dhe deri tani kemi dhënë 470 doza, me përqindje kemi arritë deri në 79.8 përqind”, ka thënë Ahmeti-Ibrahimi për Telegrafin.
Tutje, Ahmeti-Ibrahimi thekson se interesimi ka qenë mjaft i madh, mirëpo me informim dhe edukim, numri ka filluar të rritet.
Ajo shton se kanë mbajtur trajnime nëpër të gjitha shkollat e qytetit dhe fshatra me prindërit e vajzave të këtyre moshave, duke i informuar për efikasitetin e vaksinës.
“Interesimi ka qenë mjaft i madhë, mirëpo me informimin, edukimin, promovimin shëndetësor të cilat i kemi realizuar nëpër të gjitha shkollat në qendër të qytetit dhe në fshatra, me ekipin profesional mirë të trajnuar, në përbërje të doktor Ismet Uruqit, i cili është shef i shërbimit të vaksinimit dhe infermierës Violeta Sadiku, gjithashtu edhe infermiere të tjera të cilat na janë bashkangjitur, i kemi informuar prindërt e vajzave të këtyre moshave”, ka theksuar ajo.
Pas informimit se doza nuk ka efekte anësore, Ahmeti-Ibrahimi thotë se prindërit një zëri janë dakorduar për t’i vaksinuar vajzat e tyre.
“Sa i përket interesimit të prindërve, pasi që i kemi informuar që vaksina ka efikasitet të lartë dhe nuk ka efekte anësore, ata një zëri janë dakorduar për t’i vaksinuar vajzat e tyre”, ka thënë ajo.
Si rrjedhojë, sipas saj, të gjithë prindërit kanë qenë të kënaqur me aplikimin e vaksinës.
“Të gjithë prindërit kanë qenë të kënaqur me aplikimin e kësaj vaksine, ajo që na ka rënë në sy është se ka ndikuar edhe shoku për shokun, në ato vende ku kemi mbajtur trajnime për informim sa i përket vaksinës, dhe kështu ka filluar të rritet numri”, ka thënë ajo, duke theksuar se vet ajo ka filluar e para me vaksinimin e mbesës së saj.
“Unë vet kam filluar e para duke e vaksinuar mbesën time, më pastaj kanë rrjedhur edhe shoqët e saja, familjarët e kështu me radhë”, ka theksuar tutje ajo.

Sipas Ahmeti-Ibrahimit, aplikimi i vaksinave në qendrën tonë ka filluar nga 26 shkurti i vitit 2024.
Ajo vazhdon të iu bëjë thirrje vajzave të reja për vaksinim, sepse sipas saj, në moshën 30-35 vjeçare shihet rëndësia e marrjes së kësaj vaksine.
“Iu bëjë thirrje të gjithëve të vaksinohen sepse do ta kenë një sukses dhe kur ta arrijnë moshën dikun 30-35 vjecare do ta shohin se sa e rëndësishme është marrja e kësaj vaksine. Dhe, për këdo që dëshiron të marrë informata një lidhje me rolin dhe efikasitetin e vaksinës, janë të mirëseardhur në QKMF për t’u informuar nga infermierët mirë të trajnuar për këto shërbime”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qëlloi me vezë Vserlon dhe Olën, Vëllai i Madh i jep një tjetër dënim Gjestit përveç televotimit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Amber bën bujë me deklaratën e saj për Laertin: Ai ka pasur eksperiencë me një shoqen time transgjinore

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët