Sulmuesi brazilian, Neymar ka bërë lëvizje të mëdha prej dribluesi në stërvitjen e fundit te Paris Saint-Germain.

Neymar ka treguar edhe një herë që është njëri nga lojtarët me teknikën më të lart në futbollit botëror momentalisht.


Braziliani këtë e ka treguar edhe një herë gjatë stërvitjes së tij të fundit me skuadrën e tij franceze, PSG.

Është vet skuadra parisiene që ka publikuar një video, ku Neymar shihet teksa 'turpëron' bashkëlojtarët e tij në nxehjet e tyre në stërvitje.

neymar 2 Neymar po tregon formë të lart te PSG-ja (Getty Images)

Ylli brazilian disa herë ua fut në mes të këmbëve bashkëlojtarëve të tij, teksa pjesë e kësaj 'gjelle' ishte edhe një personal nga stafi.

Driblimet e Neymarit dhe futja në mes të këmbëve krijoi shumë të qeshura dhe humor pozitiv te skuadra parisiene.

Ndryshe, ylli brazilian është duke u lidhur me një kalim gjatë verës te Real Madridi, ku pjesë e marrëveshjes pritet të jetë edhe Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

telegrafi sport app