Neymar po largohet nga sauditët pas fitimeve marramendëse vitin e kaluar – zbulohen shifrat joreale të brazilianit

Futbollisti brazilian, Neymar i ka dhënë fund aventurës së tij të pasuksesshme por fitimprurëse financiarisht si lojtar në Arabinë Saudite, pasi pranoi të rikthehej në klubin e tij mëmë Santos.
Lajmi se Neymar ka pranuar të rikthehet në Santos-in e tij erdhi si një “rrufe në qiell të hapur”. Edhe pse dihej se do të largohej nga Al-Hilal dhe Arabia Saudite, pritej që shumë shpejt të bëhej lojtar i ri i Inter Miamit.
Ish-partnerët e tij në sulmin e Barcelonës, Lionel Messi dhe Luis Suarez e thirrën atje, por ai megjithatë vendosi të ndjekë zemrën dhe vullnetin e tifozëve dhe të kthehet në Santos. Konfirmimi i transferimit pritet të arrijë së shpejti.
Pavarësisht se u shkrua shumë për të ardhurat e Neymarit, dhe për mënyrën se si ai i “rrënoi” sauditët, tashmë faqja e specializuar Capology prezantoi të dhëna krejtësisht të pabesueshme për fitimet e futbollistit brazilian në vitin e kaluar kalendarik.
Për shkak të një dëmtimi në ligamentin e kryqëzuar, Neymar luajti vetëm dy ndeshje vitin e kaluar, dhe kaloi 42 minuta në fushë. Gjatë asaj kohe, ai fitoi 101 milionë euro në vitin 2024.
Kjo do të thotë se Neymar fitoi 50.5 milionë euro për paraqitje në vitin 2024, ose 2.4 milionë euro në minutë. Interesant është fakti se për çdo prekje me topin, Neymar arkëtoi 1.1 milionë euro.
Ajo periudhë ka marrë fund dhe në Santos ai do të marrë një pagë dukshëm më të ulët, sepse brazilianët, si dhe shumica e botës së futbollit, nuk mund të ndjekin standardet financiare nga Arabia Saudite.
Pavarësisht se ka kohë që nuk është në fushë, do të jetë bukur ta shohim Neymarin me fanellën e Santos, ku me magjinë e futbollit tërhoqi vëmendjen e botës për emrin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Përditësohen shanset e garuesve për Topin e Artëv - Salah është favorit absolut

Çdo lojtar që do të kishte fituar Topin e Artë nëse Messi dhe Ronaldo nuk do të ekzistonin kurrë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania