Newcastle është vënë pas talentit Youssouf Moukoko që po shkëlqen te Borussia Dortmund, ndërsa për laraskat ai është objektivi kryesor në afatin kalimtar të verës.

Moukoko do të bëhet lojtar i lirë në fund të sezonit kur i skadon kontrata me Borussia.


Sulmuesi ka qenë i lidhur me Chelsean dhe Barcelonën së fundmi, ndërsa më parë klube si Manchester City, PSG dhe Real Madrid e kanë ndjekur nga afër.

20.moukoko

Megjithatë, sipas Evening Standard, Newcastle ka vënë kontaktet me sulmuesin adoleshent dhe thuhet se atij i janë ofruar 170,000 euro në javë për të kaluar në “St James' Park” verën e ardhshme.

Moukoko, i cili luajti për Gjermaninë në Kupën e Botës, ka shënuar 11 gola dhe regjistroi tetë asistime në 59 paraqitje për Borussia Dortmund.

Ai u bë futbollisti profesionist gjerman më i ri në vitin 2020 me vetëm 16 vjet kur nënshkroi me klubin.

Youssoufa Moukoko 2

Bundesliga ndryshoi rregullat e moshës për ta lejuar atë të luante, me të rinjtë që më parë nuk lejoheshin të luanin në ligën më të mirë të Gjermanisë deri në moshën 16 vjeç e gjysmë.

Moukoko bëri debutimin e tij për Borussia vetëm 28 ditë pas ditëlindjes së tij të 16-të./Telegrafi/

telegrafi sport app