Neurologia Merita Ismajli-Marku: Për çdo problem shëndetësor kërkoni ndihmë të profesionistëve

Neurologia Merita Ismajli-Marku është e ftuara e radhës në emisionin “PodGo” me të cilën kemi diskutuar për tema të ndryshme, sidomos ato të shëndetit mendor. Ajo tha se shëndetit mendor është çështje vitale, duke shtuar se si shoqëri nuk jemi të përgatitur për ndryshimet e mëdha teknologjike.
Megjithatë ajo sheh pozitivitet për të ardhmen e shoqërisë, duke pasur parasysh ndryshimet dhe zhvillimet në botë.
“Shëndeti mendor është çështje vitale. Me ardhjen e teknologjisë, mediumeve, hapjes së botës, kjo ka sjellë ndryshime të mëdha në jetën e të gjithëve sidomos tek shoqëritë tradicionale. Është e vështirë të përshtatës në këtë proces të ndryshimeve të mëdha. Të gjitha këto ndryshime teknologjike nuk shkojnë me kapacitetin tonë mendor dhe emocional. Unë për këtë çështje ua rekomandoj të gjithëve librin “21 lesson for 21 century”. Ky libër i përmbledh të gjitha problemet moderne dhe u jep përgjigje. Ne nuk jemi të përgatitur për këto ndryshime të mëdha dhe ne vuajmë në shëndetin mendor. Kemi përparuar pak, por megjithatë nuk flitet sa duhet.
“Pas krizave të kaluara, u tregua që sëmundjet e shëndetit mendor u rritën. Unë mendoj se nga ajo që shkruhet, do të vuajmë ende, pasi siç e thash, nuk jemi të përgatitur për zhvillimet e shpejta. Por në anën tjetër të gjitha këto ndryshime do të kenë edhe lehtësime, pasi nuk është çdo gjë negative në zhvillimin teknologjik. Mendoj se do të ketë baraspeshë dhe nuk e shoh aq të pashpresë shoqërinë sa i përket shëndetit mendor”, tha mes tjerash Merita.
I kërkuam edhe këshilla për prindërit e rinj, se si të rrisin fëmijët e tyre, ajo tha se duhet të ketë filtra në informacionet që i marrin fëmijët.
“Do të duhej të vendosen rregulla që të ketë kontroll apo filtra të përdorimit të informatës në bazë të moshës. Nuk mund që një 8-vjeçar të ketë pa kufi informacione, vrasje dhe përmbajtje seksuale, pasi ai humbet në ato. Mendoj që filtrat janë të domosdoshme. Gjithashtu sa më vonë me ua dhënë telefonat fëmijëve, si dhe të kalojnë kohë cilësore me fëmijët”.
Kurse në lidhje me të rinjtë, ajo i ftoi që të angazhohen në punë, pasi siç tha, ajo të fisnikëron.
“Gjeneratat e mëparshme puna ka qenë motivi kryesor dhe burimi i çdo kënaqësie. Ne kemi jetuar për të arritur diçka në jetë. Me fëmijët tanë, ndoshta pa dashje, kemi gabuar pasi iu kemi dhënë komoditet të tepërt, pasi të rinjtë tanë rriten me të gjitha të mirat, dmth i mbrojmë nga të gjitha sfidat dhe ua plotësojmë të gjitha dëshirat. Është e rëndësishme që të rinjve t’u jepen obligime dhe punë. Është e domosdoshme puna, pasi ajo të fisnikëron”, tha Merita.
Ajo iu bëri thirrje të gjithëve që kanë probleme shëndetësore, që të kërkojnë ndihmë profesionale dhe të mos dëgjojnë të tjerët./Telegrafi/
*Ky emision mundësohet nga Porsche, KFC, Neotel, CityFashion, Ujë Rugovë, Zgjimi dhe Uniqa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa