Nga: Simon Tisdall / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Vuajtjet shkretuese, shqetësuese dhe të pamëshirshme të njerëzve në Gazë, që po shkaktohen nga reagimi i Izraelit ndaj mizorive të Hamasit të 7 tetorit, do të lënë gjurmë të përhershme te të gjithë ata që janë dëshmitarë të kësaj.
Gjithashtu, mund të jetë riparueshme dëmi politik i shkaktuar nga neveria në mbarë botën që po i kushton aleatit kryesor të Izraelit, presidentit të ShBA-së, Joe Biden, si dhe rendi ndërkombëtar i bazuar në rregullat e caktuara nga Perëndimi.
Javën e kaluar, Bideni në San Francisko përsëriti mbështetjen e tij të fortë për Izraelin. Tha se nuk e di se kur do të përfundojë sulmi në Gazë, ku thuhet se janë vrarë mbi 11 mijë palestinezë.
Për mbështetësit e armëpushimit, ishte pohim tronditës, duke pasur parasysh ndikimin nga prapaskena që ShBA-ja supozohet se ushtron mbi udhëheqësit e Izraelit.
Që nga sulmet e Hamasit që vranë rreth 1 200 njerëz, kryesisht civilë, është forcuar përshtypja se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, vërtet nuk i dëgjon amerikanët. Vazhdon të refuzojë çdo formë të armëpushimit, derisa Hamasi mbetet i pamposhtur dhe izraelitët mbahen peng.
Përkundër izolimit të dukshëm, Izraeli në mënyrë vrazhdë hodhi poshtë rezolutën e javës së kaluar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që bënte thirrje për pauza të zgjatura humanitare si “shkëputje nga realiteti në terren”. As ShBA-ja dhe as Britania e Madhe nuk vunë veto ndaj rezolutës – ndryshe nga votimet e mëparshme. Janë gjithnjë e më kritike deklaratat e fundit nga të dyja vendet.
Kjo për shkak se po rritet presioni ndaj Bidenit për të ndërhyrë më me forcë – dhe ai ka filluar të përkulet. Javën e kaluar këmbënguli se armëpushimi nuk ishte “real”, ndërsa iu drejtua gjuhës emocionale duke paralajmëruar se Hamasi kishte planifikuar më shumë mizori.
Por, nuk i vuri në dyshim shifrat e viktimave palestineze, si më parë, dhe dukej se pranonte se bombardimet e Izraelit kishin qenë “pa dallime”.
Është e qartë se Bideni nuk është në hap me opinionin amerikan dhe global. Një sondazh i ri sugjeron se 68 përqind e amerikanëve e duan armëpushimin, ndërsa gati 40 përqind mendojnë se Bideni duhet të veprojë si “ndërmjetës neutral” dhe jo si kryembrojtës i Izraelit.
Në veçanti, votuesit demokratë nuk janë të paprekur. Sondazhi tjetër zbuloi se 56 përqind e tyre besojnë se reagimi ushtarak i Izraelit ka shkuar shumë larg, me një rritje prej 21 përqind nga një muaj më parë.
Pra, rreth 50 për qind e votuesve të rinj amerikanë (nën 45 vjeç) dhe votuesve jo të bardhë besojnë se reagimi i Izraelit ishte “i tepërt”. Këto janë zonat kryesore elektorale të vitit 2024, për Bidenin, ku tashmë ka sondazhe të këqija. Gjithashtu, ai është duke e humbur mbështetjen arabe dhe myslimane në shtetet me qëndrim labil – ndërsa, po përballet edhe me rebelim të stafit. Asgjë nga këto nuk është shenjë e mirë për shanset e tij të lëkundura për rizgjedhje.
Zemërimi i publikut mbi Gazën po trondit politikën e brendshme të aleatëve të ngushtë të Amerikës. Në Mbretërinë e Bashkuar, çështja e armëpushimit ka ndarë qeverinë në pritje të Keir Starmerit. Franca dhe Gjermania janë gjithashtu në mosmarrëveshje.
BE-ja, ashtu si Bideni, është rikthyer në zgjidhjen përrallore me dy shtete, duke e ricikluar atë si një lloj të ilaçit magjik, pavarësisht dështimeve të shumta të negociatave në të kaluarën. “Njëri tmerr nuk e justifikon tjetrin”, u ka thënë izraelitëve, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Por, atij i mungon leva.
Shqetësimi i veçantë përqendrohet në mënyrën se si Gaza e ka eklipsuar luftën e Ukrainës kundër Rusisë. Përsëri, Bideni nuk ka ndihmuar. Duke i përshkruar luftërat në Gazë dhe në Ukrainë si të përbashkëta kundër paligjshmërisë dhe brutalitetit, Bideni e dëmtoi “si autoritetin e tij moral ashtu edhe solidaritetin ndërkombëtar me Ukrainën”, tha komentatori Fintan O’Toole.
“Çiftëzimi i Izraelit dhe Ukrainës nuk e ka krijuar asnjë kauzë morale. Ka ekspozuar një standard të dyfishtë”, pohoi O’Toole duke cekur krimet e supozuara të luftës të cilat ShBA-ja zëshëm i dënon në Ukrainë, por që për këto hesht për Gazën.
Për shumë njerëz në Jugun Global, duket se Perëndimi i dënon vdekjet e civilëve ukrainas, por i toleron ato të palestinezëve.
Në betejën paralele për opinionin global, Bideni dhe Perëndimi qartazi po humbin në Gazë. Është i jashtëzakonshëm zemërimi i madh që ndihet në vendet arabe – dhe më gjerë – ndaj viktimave të patolerueshme njerëzore, dhe kjo mund të ketë pasoja të gjata dhe të pafavorshme gjeopolitike.
Shumica e kritikave drejtohen kah Izraeli – “shteti terrorist”, sipas fjalëve të Turqisë. Por, ShBA-ja gjithashtu është nën kritika, për shembull nga regjimet e Gjirit që i ka inkurajuar për të krijuar lidhje miqësore me Izraelin, si dhe nga vendet post-koloniale afrikane që identifikohen me luftën e Palestinës.
Siç u tha këtu, në javën e kaluar, Kina dhe Rusia në mënyrë aktive po e shfrytëzojnë hipokrizinë e perceptuar për Perëndimin.
Çfarë mund të kishte bërë Bideni, më ndryshe? Pas 7 tetorit, duke pasur parasysh politikën ekzistuese të ShBA-së dhe historinë e tij personale, ai ishte i detyruar të mbështeste Izraelin. E vizitoi Tel-Avivin, mbajti një fjalim të mrekullueshëm, e shfaqi një ndjeshmëri të vërtetë. Por, e teproi, siç është i prirë ta teprojë.
U shpërfill këshilla e tij për të mos “u shter nga inati”. Që atëherë, u duk se Netanyahut ai ia dha lirinë, ose të paktën se nuk ka arritur ta frenojë. Ndërsa, Netanyahu – si një nacionalist i paskrupullt i së djathtës ekstreme dhe tifoz i flaktë i Donald Trumpit – nuk është mik i Bidenit.
ShBA-ja do ta donte një kufi kohor për luftën, por Netanyahu nuk do t’i ndalojë të shtënat derisa të mund të pretendojë se Hamasi është krejtësisht i zhdukur – diçka që nuk ka gjasa. Ai shpeshherë flet për një “luftë të gjatë”. Është shpresa e tij më e madhe për të qëndruar në detyrë dhe jashtë burgut.
Duke hedhur poshtë paralajmërimet e Bidenit, ai synon të mbajë – për një kohë të pacaktuar – kontrollin mbi Gazë. Si gjithmonë, e kundërshton zgjidhjen me dy shtete. Një sondazh zbuloi se më pak se katër përqind hebrenjve izraelitë besojnë se Netanyahu e thotë të vërtetën për luftën.
ShBA-ja me vonesë ka filluar të marrë një qëndrim më të ashpër dhe forcat izraelite mund të detyrohen, me kalimin e kohës, të tregojnë më shumë përmbajtje.
Por, për sa kohë që Netanyahu mban pushtetin, Bideni dhe udhëheqësit perëndimorë do të përballen me një mur të vazhdueshëm sfidues në Jerusalem – gjë që do të zgjasë vuajtjet në Gazë, do të dëmtojë besueshmërinë e tyre brenda vendit, do të dëmtojë interesat e tyre jashtë vendit dhe do të paraqesë rrezik gjithmonë të pranishëm për një luftë më të gjerë. Zyrtarët amerikanë kanë frikë se Bregu Perëndimor së shpejti mund të shpërthejë.
Nëse çështja është e ardhmja e Gazës, shtetësia palestineze, kërcënimi iranian apo qeverisja e ndershme demokratike, Netanyahu është përgjegjësi – më shumë tash sesa para luftës. Një mesazh për Join: nuk mund të ketë paqe teksa Bibi sundon. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBarcelona ia cakton çmimin e largimit yllit të skuadrës, ai do të largohet në janar
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën