LAJMI I FUNDIT:

Nesër nis gjykimi për financimin ilegal të OBRM-PDUKM-së

Nesër nis gjykimi për financimin ilegal të OBRM-PDUKM-së

Nesër në Gjykatën Penale Shkupi 1 duhet të fillojë gjykimi për lëndën “Talir” të PSP-së për financimin ilegal të partisë OBRM-PDUKM.

Të akuzuar janë ish kryetari i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski, ish Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Kiril Bozhinoski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, deputeti Ilija Dimovski, Leko Ristovski dhe Elizabeta Çingaroska, që vjet e pranoi fajin dhe u dënua me kusht, përcjell Telegrafi Maqedoni.


PSP thotë se të akuzuarit ilegalisht kanë fituar së paku 4.6 milion euro, e më pastaj i kanë organizuar ato para të paguhen në xhirollogarinë e partisë nëpërmjet pagesave në emër të ndryshëm. Ata akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe larje të parasë ndërsa lëndën do ta gjykojë këshilli gjyqësor që e kryeson Osman Shabani.

Nikolla Gruevski është i akuzuar se në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2015 në kundërshtim me Ligjin për financimin e partive politike dhe Ligjin për parandalimin e korrupsionit, ka siguruar financa nga burime anonime për financimin e OBRM-PDUKM-së.

Në këto aktivitet e kanë ndihmuar të akuzuarit Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakievski, që kanë kryer trysni ndaj personave juridik që kanë arritur marrëveshje për furnizime publike me organet shtetërore, ndërmarrjet publike apo njësive të vetëqeverisjes vendore të sigurojnë  mjete financiare për nevojat e OBRM-PDUKM-së si shërbim për profitin e realizuar nga furnizimet publike.

Për lëndën “Talir” ka edhe një aktakuzë që gjykata ende nuk është deklaruar nëse është vlerësuar aktakuza dhe ka të bëj për ndërtimin e selisë kryesore të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori