LAJMI I FUNDIT:

Nesër fillon faza e dezinsektimit në Prishtinë

Nesër fillon faza e dezinsektimit në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të fillojë faza e parë e dezinsektimit hapësinor. Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në 23:300.

Në njoftimin e bërë për media nga Komuna e Prishtinës thuhet se,  dita e premte (7 maj) është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm procesin, transmeton Telegrafi.

Duke u bazuar ne këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillmit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas orarit nëpër lagjet e caktuara:

7 qershor Parku i Qytetit, Aktash, qyteza Pejton, qendra, lagja e Muhaxherëve, l
agja Vellushë (blloqet te shtëpia e pleqve), lagja Tophane
8 qershor Lagjet Dardania, Lakrishtë, Arbëri, Ulpiana, fshati Shkabaj, zona industrial,

kazerma Adem Jashari

9 qershor Prishtina e Re (Lagjet Veternik, Qëndresa, lagja NIC), Kodra e Trimave dhe Vneshtat

10 qershor Lagja Bregu I Diellit, Lagja e Spitalit, Kalabria, Kolovica dhe Kolovica e Re

11 qershor Lagja Taslixhe, Velani, Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahqe

12 qershor fshati Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë e Epërme dhe e Poshtme, Besi, Bardhosh, Teneshdoll dhe Vranidoll

Bashkëpunimi i qytetarëve është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi. Andaj luten të gjithë qytetarët që gjatë kohës së dezinsektimit të i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

Shëndetësi
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Lajme
Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Kronika e Zezë
Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit

Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor

Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor

Kronika e Zezë
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori