LAJMI I FUNDIT:

Nesër afati i fundit, 400 zyrtarë ende nuk kanë deklaruar pasurinë

Nesër afati i fundit, 400 zyrtarë ende nuk kanë deklaruar pasurinë

Prej 4700 zyrtarëve të lartë publikë që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion, deri më tani një gjë të tillë e kanë bërë rreth 4300 zyrtarë.

Sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit, ky afat llogaritet në përputhje me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative..

Në një përgjigje dhënë KosovaPress-it, Afrim Atashi drejtor i Departamentit për Deklarim të Pasurisë, ka treguar se sa persona deri më tani kanë deklaruar pasurinë e tyre, ashtu edhe siç është e paraparë me ligj.


“Ju njoftojmë se dita e fundit e deklarimit të pasurisë  është nesër (e hënë) me 1 prill 2019, deri më tani detyrim për deklarim të pasurisë e kanë përmbushur rreth 4300 zyrtarë të lartë publik”, ka thënë ai.

Ani pse nuk ka treguar se sa është numri i zyrtarëve të lartë publik, që nuk kanë dorëzuar ende formularët, ai ka thënë se brenda tri ditëve do të publikohet lista e zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë.

“Agjencia menjëherë pas përfundimit të afatit fillon me procedurat e verifikimit dhe brenda 2-3 ditëve publikon listën njoftuese për zyrtaret që nuk e kanë deklaruar pasurinë”, ka përfunduar Atashi.

Procesi i deklarimit të pasurisë për vitin 2019, ka filluar më 1 mars dhe përfundon më datën 31 të këtij   muaji.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori