LAJMI I FUNDIT:

Nëse vajza juaj është pre e dhunës në familje, duhet t’i jepni patjetër këto 14 këshilla

Nëse vajza juaj është pre e dhunës në familje, duhet t’i jepni patjetër këto 14 këshilla

Anastasiya Rubtsova, një psikologe motivuese, shkroi një seri këshillash për vajzën e saj, të cilat çdo nënë duhet t’i dijë. Ose… çdo grua, kur bëhet fjalë për dhunë

Një ditë, vajza ime do të largohet nga marrëdhënia që ka me ne, me prindërit e saj dhe do të krijojë marrëdhënie me dikë tjetër. Ndoshta, ajo do të vendosë të martohet dhe të ketë 5 fëmijë. Ose ndoshta, nuk do të ketë asnjë fëmijë. Ose do të ketë një të dashur.

Por gjëja më e rëndësishme për të kuptuar është se në marrëdhënien e saj të re, siguria nuk do të varet nga unë. Dhe ndërkohë që është ende këtu, po bëj një listë me këshilla për të.


Shpresoj që këto këshilla do ta mbrojnë kur të mos jem pranë saj. Kur të rritet pak më shumë, do t’i tregoj këto:

1. Nëse të qëllon, fillo të mbledhësh rrobat menjëherë. Vepro sikur të kishte rënë një tërmet: merr dokumentet e tua të rëndësishëm dhe fëmijët, ndërsa me pjesën tjetër të mbetur mund të merresh më vonë. Mos prano asnjë falje ose justifikim dhe mos bëj negociata.

“Më vjen keq” shpejt mund të shndërrohet në “ Ti më bëre që ta bëj këtë”. Është shumë e thjeshtë të biesh në këtë moçal dhe është jashtëzakonisht e vështirë të shpëtosh prej tij. Mos dysho tek vetja. Thjesht vrapo.

2. “Është faji yt”, është një gënjeshtër. Në fakt, kjo do të thotë “E di që mund të të godas, të të ofendoj, të të fyej dhe asgjë nuk do më ndodhë mua për këtë, prandaj nuk është e nevojshme që të kontrolloj veten”.

3. Gjithmonë mund të vish tek unë. Gjithmonë. Në çdo kohë dhe çdo gjëndje. Me lot ose zbathur. Kur mendon se ke dështuar. Dhe nuk do të të fajësoj.

Edhe nëse dua vërtet të them “Të thash që do të ndodhte kështu”. Do ta mbyll veten në tualet dhe do t’ia them vetes këtë para pasqyrës, duke pëshpëritur. Këto fjalë nuk na ndihmojnë, por na lëndojnë më shumë.

4. Nëse kam ikur (prindërit janë të vdekshëm), duhet të kesh miq aq të afërt sa t’u kërkosh ndihmë. Nëse nuk ke asnjë, shiko për çdo lloj ndihme dhe mos ki turp ta pranosh.

Ankohu, bërtit, trego gjithçka tek personi që është i gatshëm të të dëgjojë. Duhet të kesh dëshmitarë, sepse e keqja bëhet në heshtje.

5. Një marrëdhënie nuk fillon kurrë me dhunë. Shenjat e para janë “Ti je një budallaqe!”, “Mos u merr me mua!”, “Çfarë di ti?”, “Thash që do të vish dhe ti do të vish!”. Në fillim, kërkesat kthehen në urdhra. Pastaj, rastet e poshtërimit bëhen normale. Vrazhdësia shitet si afërsi.

Mos lejo që dikush të të poshtërojë apo lëndojë. Kurrë nuk duhet të mendosh “Unë jam e zgjuar, kjo nuk mund të më ndodhë mua!”. Gra më të zgjuara se unë edhe ti kanë kaluar në këtë rrugë.

6. Armiku yt është mendimi “Çdo gjë është në rregull, ai thjesht bëri një gabim”. Sot, ai mund të jetë absolutisht i arsyeshëm dhe nesër, diçka i ndodh dhe kthehet në një njeri të zemëruar. Pasnesër, dielli lind përsëri dhe gjithçka është aq normale, sa ti thua “Mendova se isha në telashe!”.

Kjo ndjesi është simptoma e parë në të cilën mund të mbështetësh vendimet. Mos shko shumë larg në një marrëdhënie me një person të tillë dhe mos bëj fëmijë e as mos fillo një biznes me të.

7. Duhet të kesh paratë e tua dhe burimin tënd të të ardhurave. Nëse kujdesesh për fëmijën, duhet të kesh llogarinë tënde bankare që është siguria jote financiare.

Diskuto me partnerin para se të shkosh në shtëpinë e tij, që paratë janë vetëm të tuat. Kjo është shumë e rëndësishme. Kur fëmijët janë të vegjël, të jemi ekstremisht të pavarura nga partneri.

8. Mos lejo që marrëdhënia të jetë e vetmja gjë e rëndësishme që ke në jetë. Kjo është shumë e rrezikshme. Miqtë, puna, sportet apo preferencat, duhet të jenë patjetër pjesë e jotja. Studio. Fito para.

Nëse marrëdhënia jote dështon dhe kjo ndodh më shpesh nga sa do të donim, do të të dëmtojë. Por është më mirë kur thyhet vetëm një pjesë e kështjellës sesa e gjitha.

9. Kujdesu për shëndetin dhe për veten, në mënyrë që të kesh forcën e nevojshme për të jetuar.

10. Kurrë mos bjer në grackën e “çdokush jeton kështu”. Kjo nuk është e vërtetë. Dhe do të bëj çdo gjë që të të tregoj disa familje ku nuk ka dhunë, ku njerëzit flasin me njëri-tjetrin me respekt edhe nëse janë shumë të acaruar. Dhe unë do të përpiqem të jem një shembull i mirë për ty.

11. Kurrë mos bjer në grackën e “Unë jam peroni i vetëm që jeton në këtë mënyrë, unë jam një dështake, kam shumë turp.”. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk je në telashe të mëdha nëse hyn në një situatë dhune. Problemi i vërtetë po ngec aty për vite.

Ti nuk ke nevojë për një familje me çdo kusht. Nuk ke nevojë për familjen perfekte në një kopertinë reviste. Ti ke nevojë për një vend ku të ndihesh mirë dhe ku dikush do të të mbështesë dhe do të kujdeset për ty. Mund të të duket shumë ndryshe nga sa imagjinon (dhe nuk ka pse të ketë një familje).

12. Njerëzit mund të ndryshojnë. Ata e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës. Mosha dhe eksperienca na ndryshojnë. Por ai që duket si një problem i vogël në rininë tonë, mund të kthehet në një çrregullim psikologjik me moshën.

Ndonjëherë, njerëzit sillen në mënyrë të gabuar kur kuptojnë se një person varet prej tyre. Nëse kjo të ndodh ty, mos e fajëso veten që nuk pate mundësinë të shihje se kjo do të ndodhte. Ka kaq shumë gjëra që nuk mund t’i shohim kur janë të fshehura. Vepro. Kthehu mbrapa dhe lexo përsëri pikën e parë.

13. Eksperimento, provo gjëra të reja. Punë e re, model i ri flokësh, sporte të reja, enë të reja, rregulla të reja për familjen. Mënyra të reja për seks. Sa më shumë gjëra të reja të provosh në jetë, aq më vetëbesim do të ndjesh në një marrëdhënie.

14. Ndaji këto rregulla me miqtë. Mos ji indiferente nëse dikush ofendohet ose lëndohet përpara teje.

Kujto: ndonjëherë, është shumë e vështirë për njerëzit që të kërkojnë ndihmë. Ndoshta ti do të jesh e vetmja që vë re se dikush po vuan dhe mos e injoro kurrë atë.

Në trend Femra

Më shumë
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Gjinia e bebes përcakton përbërjen e qumështit të nënës: kush fiton ushqim më cilësor?

Gjinia e bebes përcakton përbërjen e qumështit të nënës: kush fiton ushqim më cilësor?

Për nënat
Kalo në kategori