Nëse qitni deodorans para ushtrimeve bëni gabim të madh, i cili mund t’ju kushtojë shumë
Hyrja në zhveshtore të palestrës mund të duket si fushë beteje e aromave të ndryshme. Siç duket, të gjithë i japin trupit të tyre ndihmën e fundit në luftën kundër djersitjes dhe aromave të pakëndshme para se të shkojnë drejt veglave të vrapimit dhe peshave
Pajtohemi me ju që njerëzit i ndiejnë aromat, aq më parë kur ushtroni. Mirëpo, a nuk është qëllimi i shkuarjes në palestër edhe për t’u djersitur derisa ushtrojmë?
Spërkatja me sasi të madhe antiperspirantesh para se të shkoni të ushtroni është njësoj sikur t’i kishit lidhur lidhëset e këpucëve njëra me tjetrën dhe të filloni të vraponi. Sabotoni vetveten!
Palestra është vendi në të cilin do të duhej të djersiteni aq sa t’jua dojë qejfi. Djersitja është e mirë dhe është shenjë që po punoni diçka me trupin tuaj.
Lëkura është organi më i madh i njeriut dhe me djersitje ajo ftohet dhe pengon ngrohjen e tepërt të organizmit. Është interesante që, sa më i hajthëm dhe muskulor që të jeni aq më shumë do të djersiteni, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet kanë treguar që sa më muskulor të jetë trupi juaj po aq edhe mekanizmi për pengimin e ngrohjes së tepërt është i mirë dhe punon më shumë.
Në të vërtetë, nëse filloni të djersiteni sapo t’ju shpejtojë pulsi, atëherë kjo është shenjë që jeni “bishë” e vërtetë!
Trupi juaj duhet të ftohet derisa jeni duke ushtruar, andaj s’keni fare nevojë të qitni deodorans. Mos i kushtoni kujdes kundërmimit. Edhe ashtu i keni dy orë kohë midis fillimit të djersitjes dhe momentit kur do të filloni ta ndieni atë.
Në të vërtetë, ne i kemi dy lloje gjëndrash të djersitjes – apokrine dhe ekrine. Ekrinet prodhojnë lëngun, ndërkaq apokrinet prodhojnë për aromën e thartë. Varësisht nga ajo se cilat gjëndra janë dominuese, ju do të prodhoni më pak apo më shumë djersë kundërmuese.
Megjithatë, nëse brengoseni që po kundërmoni aromë të pakëndshme, mbani në mend që aroma mund të jetë e shkaktuar edhe nga mungesa e ajrit, prandaj vishni rroba të cilat i mundësojnë lëkurës që të marrë frymë gjatë stërvitjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Vendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Tre shenjat e zodiakut që janë idealistët më të mëdhenj dhe duan të ndryshojnë botën për mirë
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova