Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ka sqaruar arsyet pse vendosi të pranojë të jetë kandidat për president.

Ai tha se ishte propozuar nga partia e tij, Vetëvendosje, dhe se tani është koha për të shkuar përpara me këtë proces.


“Po Vetëvendosje tokë të bënë kanihere. Ishte propozim i Vetëvendosjes, tash ecim përpara,” tha Konjufca.

Ai shtoi se versioni më i mirë është që edhe partitë opozitare të propozojnë kandidatet e tyre.

“Por versioni më i mirë është që edhe opozita duhet ta bëjë versionin e vet. Por pyetja që mungon këto dy-tre ditë, pasi nuk e bëjnë gazetarët, që unë po e bëjë: Partitë politike PDK dhe LDK duhet të përcaktohen. Nëse nuk e votojnë Glauk Konjufcën, kë do ta votonin?”, tha Konjufca.

Konjufca theksoi se vetë do të ishte i gatshëm të mbështeste një kandidat tjetër, nëse opozita propozon dikë

“Për besë, nëse e propozojnë ndonjë emër, ndoshta unë e votoj atë tjetrin në vend timin. Por askush nuk po propozon as PDK dhe as LDK. Jam kureshtar kush është ai që ata do ta votonin nëse nuk bëj unë i Vetëvendosjes”, tha Konjufca.

Ai gjithashtu shtoi se Vetëvendosje do të mbështeste kandidatin e propozuar nga opozita për të shmangur zgjedhjet e reja, por shprehu dyshime se do të jetë një emër neutral.

Atij iu përmend edhe emri i Vjosa Osmanit, për të cilën nuk mohoi se ka votë për të.

“Po pra, Vjosa Osmanin ose këdo – edhe unë vetë kam për ta votuar. Nëse opozita nuk e gjen asnjë emër, ky është një përcaktim i qartë për të shkuar në zgjedhje”, deklaroi Konjufca.

Deklarata u bë pas mbledhjes solemne të Qeverisë së Kosovës me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). /Telegrafi/