LAJMI I FUNDIT:

Nëse ju mungon frymëzimi i modës: Veshjet më të mira të vjeshtës të stilistes Victoria Beckham!

Nëse ju mungon frymëzimi i modës: Veshjet më të mira të vjeshtës të stilistes Victoria Beckham!

Stilistja e famshme Victoria Beckham është një nga ikonat më të respektuara të modës në mbarë botën

Kombinimet e saj të veshjeve janë praktike dhe të përshtatshme, ndaj nuk është çudi që femrat në mbarë botën e kopjojnë atë, transmeton Telegrafi.


Ajo që shumica e adhurueseve të modës pëlqejnë më shumë kur bëhet fjalë për stilin e anglezes së famshme, është se pjesët që ajo zgjedh janë të thjeshta në 99% të rasteve dhe të gjitha gratë mund t’i përballojnë dhe t’i kombinojnë lehtësisht me pjesën tjetër të gardërobës.

Ajo që e bën të dallueshëm stilin e Viktorias është vula personale që ajo jep me kombinimet e saj të veshjeve, që është më së shumti një pjesë mbresëlënëse e kombinuar me veshje të thjeshta dhe këpucë.

Nëse nuk dini çfarë të vishni këto ditë, ju sugjerojmë të shfletoni galerinë tonë të disa prej stileve më të mira të Victoria Beckham dhe me siguri do të gjeni frymëzim mode për periudhën e ardhshme!

/Telegrafi/