Nëse jeni të pickuar? Është shenjë e sigurt që nëpër shtëpi kanë vërshuar pleshtat, qe se si të shpëtoni nga ta

Disa njerëz përjetojnë edhe reaksione të rënda alergjike
Pickimi i pleshtave është shenja e parë e cila tregon praninë e këtyre dëmtuesve të vegjël në shtëpinë tuaj. Problemi është që ata më së shpeshti nuk i ndieni fare. Njeriu zgjohet vetëm një mëngjes me gjurmë pickimesh.
Pleshtat pickojnë, sepse gjaku i njeriut apo i kafshëve është ushqimi kryesor i këtyre insekteve pa krahë. Janë shumë të vegjël. Pleshtat e rritur mund të jenë deri në 10 milimetra. Kanë trup oval, të gjatë, të rrafshët dhe të shkurtër, kokë të gjerë.
Pleshtat e rritur, pasi të ushqehen marrin ngjyrë të kafenjtë të errët. Pleshtat e rinj kanë gjatësi deri në 1,5 milimetra dhe kanë ngjyrë dukshëm më të çelët, transmeton Telegrafi.
Vezët e pleshtave janë shumë të imta dhe është shumë e vështirë të dallohen, madje edhe nëse shtëpia ju është mbushur plot me to.
Pleshtat më së shpeshti arrijnë në shtëpi duke i sjellë vetë njeriu pa e ditur. Kjo ndodh kryesisht kur njerëzit udhëtojnë, andaj nëpërmjet rrobave, çantave apo valixheve i sjellin në banesën e tyre.
Kur arrijnë në shtëpi, kryesisht fshihen në dyshekë të krevateve, në koka të krevateve, korniza të pikturave, madje edhe në priza. Kur të krijojnë koloninë e tyre të vogël, fillojnë të përhapen nëpër shtëpi, dhe kështu vendosen në tepihë dhe dollapë.
Është shumë e vështirë t’i zhdukni pleshtat kur arrijnë në një numër të madh, kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të dezinfektoni hapësirën sa më shpejt të jetë e mundur.
Insektet e shtratit dalin natën për t’u ushqyer, të tërhequr nga dyoksidi i karbonit që njerëzit nxjerrin kur marrin frymë. Pikërisht për këtë, dhoma e gjumit është vendi më i zakonshëm i takimit të tyre.
Kafshimet e insekteve mund të shfaqen deri në 14 ditë pas pickimit. Shenjat e pickimit mund të shfaqen kudo në lëkurë, dhe më së shpeshti shfaqen në fytyrë, qafë, krahë, këmbë dhe gjoks. Disa njerëz as nuk reagojnë fare ndaj kafshimit të insekteve, ndërsa të tjerë mund të kenë reaksione të vogla të lëkurës. Në një numër të vogël rastesh, disa njerëz përjetojnë reaksione alergjike më të forta nga pickimi i insekteve.
Mënyra më efektive për të hequr qafe insektet është të telefononi një shërbim dezinsektimi. Përveç kësaj, rekomandohet që të ndërroni rregullisht çarçafët dhe të kujdeseni për higjienën e dyshekut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?