Poezi nga: Kenneth Patchen
Përktheu: Fadil Bajraj

Erdha në shtëpi. Ishte terr.
Të rrija aty ishte ferr.
Askush nuk iu përgjigj trokitjes sime.


ÇKA PO BËJNË ATA NË SHTËPINË TIME

Trokita në dritare. I rashë derës.
Ata i kishin lëshuar perdet. Kishin mbërthyer bravën e rëndë.

Ama unë e dija se çka donin
Dhe pashë atë që nuk duhej të shihja
Dhe dëgjova atë që nuk duhej ta dëgjoja.

Ata donin ta vrisnin atë frymë brenda shtëpisë.
Pashë fytyrën time me thikat sipër saj.
Dëgjova britmat e mia derisa më torturonin.

Dhe unë isha gjithsecili. Dhe të gjithë qëndruam aty.