“Nëse dikush mund t’i eliminojë është Real Madridi”, Kylian Mbappe i dërgon mesazh të qartë Bayern Munichut

Ylli i Real Madrid, Kylian Mbappe ka folur këtë fundjavë për shanset që kanë për të eliminuar Bayern Munich nga Liga e Kampionëve.
Real Madrid vjen pas një kualifikimi të fuqishëm ndaj Manchester Cityt të Pep Guardiolës në kompeticionin më të madh për klube në Evropë. Gjatë dy ndeshjeve, “Los Blancos” shënuan pesë gola ndaj gjigantëve të Ligës Premier, duke siguruar kalimin tutje në mënyrë bindëse.
Megjithatë, shpërblimi për këtë sukses nuk ishte aspak i lehtë, pasi në çerekfinale do të përballen me liderin e Bundesligas, Bayern Munich.
Duke folur për Telefoot, Kylian Mbappe u pyet për shanset e Real Madridit ndaj skuadrës së drejtuar nga Vincent Kompany.
“Dua të fitoj me Realin. Jemi ende në garë për ta fituar La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve”.
“Bayern është ndoshta skuadra në formën më të mirë në Evropë… Por nëse ka një ekip që mund t’i mposhtë, ai është Real Madrid”.
🚨 Kylian Mbappé: “Bayern are probably the most in-form team in Europe”.
“But if there’s a team that can beat them, it’s Real Madrid”, told Telefoot. pic.twitter.com/zK6OA2r7xI
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 29, 2026
Reprezentuesi francez po shijon një sezon të dytë të jashtëzakonshëm me “Los Blancos”, duke shënuar afro 40 gola në të gjitha garat, përfshirë 13 gola në nëntë ndeshje të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/



















































