A ju ka ndodhur të takoni ndonjëherë dikë dhe të ndjeni një lidhje aq të fortë me të, pavarësisht se po e shihni për herë të parë?
Ky fenomen njihet ndryshe si sinergjia mes dy të huajve, por nëse besoni tek jetët e shkuara, mund të pranoni dhe shpjegimin tjetër.
Ka gjasa, që ky njeri më të cilin ndiheni shumë familjar edhe pse keni fare pak që e njihni, të ketë qenë shumë i lidhur me ju në një kohë apo vend krejt tjetër.
Shumë njerëz që merren me spiritualitetin apo ndodhitë telepatike, besojnë se ne edhe në këtë jetë kemi lidhje me vende, njerëz apo kafshë me të cilët kemi patur një raport të caktuar në jetën e mëparshme.
Nëse e besoni këtë teori, me siguri do të doni të kuptoni se si mund ta dalloni nëse një njeri ka qenë në jetën tuaj të mëparshme apo jo, shkruan Bustle.
1. Përputhja astrologjike
Lidhjet e jetës së shkuar mund t’i shihni më qartë përmes astrologjisë. Një degë e astrologjisë, e quajtur sinastria përdoret zakonisht kur doni të shihni sa mundësi romantike kanë dy partnerë me njëri-tjetrin. Një astrolog i zoti dhe me përvojë do ta dijë se çfarë të dhënash kozmike duhet të analizojë për të parë nëse partneri yt ka qenë pjesë e jetës tënde të mëparshme.
2. Besoji ndjesive kur takon dikë
Është një mënyrë edhe më e thjeshtë sesa analiza astrologjike. Shih me kujdes si ndihesh kur e takon atë për herë të parë. Nëse një pjesëtar i grupit është pikërisht ai që të shkakton një ndjesi të veçantë me siguri lidhja juaj është e vjetër. Prania e tyre të shkakton një ndjesi të çuditshme (për mirë ose keq) sepse në jetën e shkuar keni patur një raport të caktuar.
Sipas ekspertëve edhe “dashuria me shikim të parë” është në fakt “dashuri me kujtim të parë” sepse ti dhe ai mund të keni qenë bashkë në një jetë tjetër.
3. Tërhiqeni nga njëri-tjetri në mënyrë të pashpjegueshme
“Shpirtrat binjakë” ose (njerëzit që keni patur në jetën e shkuar) mund të vijnë në jetën tuaj në forma të ndryshme: si miq, fqinjë, partnerë apo motër ose vëlla. Kjo do të thotë se ju keni ende “hesape të pambyllura” dhe duhet të mësoni akoma gjëra nga njëri tjetri.
Asnjë takim nuk është aksident. Ka gjithmonë një arsye, e dimë apo jo.
4. Dinamika e lidhjes suaj është konfuzuese
Ndonjëherë ndiheni sikur merrni role të kundërta në një raport. Përshembull, nëse ti dhe nëna jote keni qenë bashkë në një jetë të shkuar, rolet janë ndërruar (ti mund të kesh qenë prindi dhe ajo fëmija). Kjo shkakton shpesh konfuzitet në rolet që keni sot.
Nëse e gjen veten duke thënë se “ndonjëherë të duket sikur je ti mami dhe ajo vajza”, konsideroje si shenjë, citon Anabel.
5. Koha nuk ekziston kur jeni bashkë
Disa miqësi zgjasin përgjithmonë. E keni parasysh atë shokun me të cilin mund të keni vite pa folur, por kur flisni apo takoheni nuk ka ndryshuar asgjë mes jush? Jeni po aq të afërt sa ju duket sikur dje ishte hera e fundit që u patë.
Koha apo distanca nuk do të ndikojnë fare në marrëdhënien tuaj nëse keni qenë bashkë në jetën e mëparshme. Nëse është e thënë që të ritakoheni, jeta do t’ju sjellë gjithmonë pranë njëri tjetrit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Ja mënyra se si t'ju zgjasë seksi orë të tëra!
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje