LAJMI I FUNDIT:

Nëse acaroheni kur parfumi avullon shpejt, ekziston një truk i thjeshtë që e zgjidh këtë problem

Nëse acaroheni kur parfumi avullon shpejt, ekziston një truk i thjeshtë që e zgjidh këtë problem

Për të parandaluar avullimin shumë të shpejtë të parfumit, ekspertët rekomandojnë aplikimin e parfumit në trup të hidratuar, me një losion që ka një aromë neutrale ose të bu

Kjo këshillë funksionon në dy mënyra: në lëkurë të hidratuar mirë aroma zgjat më shumë.

Kjo është për shkak se një barrierë lipidike e shëndetshme dhe e hidratuar ofron vajra natyrale te të cilat aroma mund të ngjitet, ndërsa në lëkurën e thatë parfumi thjesht do të shpërndahet, transmeton Telegrafi.


Pra, nëse keni një krem të pasur dhe të trashë me vajra hidratimi, aplikojeni në vendet ku keni vendosur parfumin dhe do të zgjasë më shumë.

Megjithatë, nëse doni të shkoni një hap më tej, gjithmonë mund të provoni në shtresimin e aromave.

Kjo do të thotë, merrni një vaj aromatik ose losion trupi dhe aplikojeni nën parfumin tuaj – jo vetëm që mund ta mbajë lëkurën tuaj të hidratuar (që e bën aromën të zgjasë më gjatë), por edhe notat aromatike shtesë mund të përmirësojnë përvojën.

istockphoto

Disa marka ofrojnë vajra dhe parfume ose kremra dhe parfume në paketim pikërisht për këtë arsye.

– Kur kombinohen aromat e ndryshme, atëherë ju keni një koleksion edhe më të fortë të notave aromatike të sipërme, të mesme dhe të poshtme të parfumit. Kjo padyshim që i zgjat jetën parfumit – thotë Cat Chen, themeluese e markës Skylar.

Nuk është e nevojshme të jesh kimist për të provuar mënyrë e ndryshme të spërkatjes së aromës në trup. Thjesht zgjidhni aromat që ju pëlqejnë më shumë. Megjithatë, një fillim delikat është gjithmonë një opsion i sigurt.

Me një aromë më të fortë dhe lëkurë të hidratuar dhe të lumtur, parfumi juaj duhet të zgjasë gjithë ditën. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Forcon stomakun, shëron dhembjen e shpinës, qetëson supet: Ky është ushtrimi më i mirë për femra!

Forcon stomakun, shëron dhembjen e shpinës, qetëson supet: Ky është ushtrimi më i mirë për femra!

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Femra
Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Flokë dhe stil
Largimi i ngjyrës së thonjve me pastë dhëmbësh

Largimi i ngjyrës së thonjve me pastë dhëmbësh

Manikyr dhe pedikyr
Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!

Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!

Keshilla Modë
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Kalo në kategori