LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, fermerët do të financohen nga Ministria me 20,5 milionë euro

Nënshkruhet programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, fermerët do të financohen nga Ministria me 20,5 milionë euro

Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Mevludin Krasniqi nëpërmjet një shkrimi të bërë në Facebook, ka njoftuar se është nënshkruar programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural-PBZHR 2019, transmeton Telegrafi.

Dhe që projektet e fermerëve të Republikës së Kosovës do të financohen nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me 20,5 milionë euro.

Krasniqi ka bërë të ditur se fermerët do të kenë kohë të aplikojnë 15 ditë, ndërsa shpallja pritet të hapet  së  shpejti.


Postimi i Mevludin Krasniqit:

#LAJMiMIRË.
#Grante2019.

Është nënshkruar Programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural-PBZHR 2019!

Përmes Granteve Investive 2019, projektet e fermerëve të Republikës së Kosovës, nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) do të financohen me 20,5 milionë euro!

Veç tjerash, për t’u ofruar sa më shumë mundësi një numri më të madh të fermerëve kosovar, edhe me 3 milionë euro do të mbështeten projektet tjera të fermerëve të vegjël!

Shpallja publike e aplikimit për Grante pritet të ndodh së shpejti (brenda 15 dite)!

Për detaje, të interesuarit mund të kontaktojnë me zyrat e AZHB/MBPZHR, por mund të informohen edhe në publikimet zyrtare që gjenden në:

www.azhb-ks.net dhe
www.mbpzhr-ks.net.

(Në foto, buxheti i ndarë për masa dhe nënmasa). /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Ekonomi
Kalo në kategori