LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi Maqedoni-Rusi në sferën e kulturës

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi Maqedoni-Rusi në sferën e kulturës

Zv. ministri për kulturë, Dragan Nedellkoviq dhe Ambasadori i Rusisë në Shkup, Oleg Scherbak, kanë nënshkruar Protokoll ndërmjet ministrive të kulturës së të dy vendeve për organizimin e Ditëve të kulturës maqedonase në Rusi më 2018, si edhe Ditëve të kulturës ruse në Maqedoni më 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Kulturës, bashkëbiseduesit i pajtuan që të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera në sferën e kulturës që karakterizohen me shkëmbimin e shumë projekteve kulturore ndërmjet të dy vendeve.


Sipas AIM-së, Nedellkoviq dhe Scherbak theksuan rëndësinë e vendosjes së bashkëpunimit të drejtpërdrejtë institucional në sferën e kulturës ndërmjet Maqedonisë dhe Rusisë./Telegrafi/