LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet Deklarata për mirësjellje në rrjete sociale gjatë zgjedhjeve, Telegrafi pjesë e saj

Nënshkruhet Deklarata për mirësjellje në rrjete sociale gjatë zgjedhjeve, Telegrafi pjesë e saj

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka mbajtur sot ceremoninë e nënshkrimit të Deklaratës së Mirësjelljes së partive politike, shoqërisë civile dhe medieve në rrjete sociale, duke filluar nga zgjedhjet lokale.

Qëllimi i kësaj deklarate është krijimi i një kodi të mirësjelljes në rrjete sociale.

Rezarta Delibashzade – Krasniqi, drejtoreshë e D4D, bëri të ditur se fushata e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit do të përcillet nga dhjetë monitorues duke përcjell edhe profilet e subjekteve politike.


“Gjuha toksike dhe lajmet e rreme kanë qenë mjaftë dominuese në Kosovë. Kështu, Instituti D4D ka filluar angazhimin për përmirësimin e këtij diskursi, ku janë përfshirë partitë politike, shoqëria civile, mediat dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me qëllim të krijimit të një kodi të mirësjelljes në rrjete sociale. Rezultatet e punës së palëve kanë bërë që kodi i mirësjelljes në rrjete sociale të përpilohet, dhe me shpresën që të zhvillohen standardet demokratike të diskursit, duke filluar nga zgjedhjet lokale të vitit 2021”, thuhet në njoftim.

Mark Baskin drejtor i “Center Humanitarion Dialogue”, ka thënë se deklarata e nënshkruar e vendos Kosovën në një pozitë të mirë dhe se mediat sociale po luajnë rol të jashtëzakonshëm.

Ndërkaq, në Deklaratën për mirësjellje nënshkruesit zotohen se do të respektojnë Kodin etik të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës.

Po ashtu, do të raportojnë dhe vlerësojnë korrektësinë faktike të reklamave politike dhe do t’i nxisin kolegët të jetë të vetëdijshëm për mesazhet e reklamave politike.

“Do të sigurojmë që reklamat, qëndrimet dhe mesazhet e përçuara gjatë fushatës të mos kenë përmbajtje negative: si gjuha e urrejtjes, lajmet e rreme, keqinformimi dhe gjuha shpifëse”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Deklarata është nënshkruar nga përfaqësues të disa mediave, të organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësues të partive .

Telegrafi në vazhdimësi në raportimet e saj ditore gjithnjë respekton Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe ju jep shumë rëndësi postimeve edhe deklaratave edhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Kalo në kategori