Nënshkruhen kontratat për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të lokaleve afariste në Vushtrri
Gjatë ditës së sotme janë nënshkruar kontratat për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të lokaleve afariste.
Këto kontrata janë nënshkruar mes kryetarit të Komunës së Vushtrrië, Ferit Idrizi dhe përfaqësuesve të bizneseve për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të lokaleve afariste, pronë e Komunës së Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.
Me këtë rast, Idrizi ka thënë se ky proces synon të krijojë mundësi të reja për bizneset e vogla që operojnë në Vushtrri.
“Ky proces synon të rris zhvillimin ekonomik lokal dhe të krijojë mundësi të reja për bizneset e vogla të komunës tonë”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































