Ndarja e Ledri Vulës me Sara Hoxhën ka qenë shumë e bujshme dhe e komentuar në media.

E së fundmi marrëdhënien e tyre e ka komentuar edhe nëna e reperit, Xheraldina Vula.


Në një intervistë për Klan Kosova, ajo thekson se ka raporte shumë të mira me Sarën, pavarësisht ndarjes së tyre.

Foto: Screenshot/YouTube

Megjithatë, Xheri thekson se prindërit nuk gëzohen për raste të tilla, por që vendimi i takon atyre.

“Asnjë prind nuk gëzohet kur i ndahet fëmija, ose kur ndahet një çift që ka qenë fantastik. Ne jemi befasuar, dy jemi ndjerë teper teper keq. Mirëpo nuk është as çifti i parë as i fundit”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Nuk kemi pasur qejf fare, po të rinjt nuk na pyesin. Unë me Sarën vazhdoj me pas të njëjtën marrëdhënie. Ndarja e tyre është ndarja e tyre. Nuk kemi asnjë antagonizëm me Sarën, Sara e bie vajzën, vjen e viziton gjyshen e Ledrit. Marrëdhëniet e tyre janë shumë korrekte, gjëra të tilla ndodhin”.

Ledri dhe Sara duhet theksuar se kanë bashkë edhe një vajzë të quajtur, Poem Blu. /Telegrafi/