LAJMI I FUNDIT:

Nën ndikimin e drogës, voziti në drejtim të kundërt, derisa… bëri ndeshje! (Video)

Nën ndikimin e drogës, voziti në drejtim të kundërt, derisa… bëri ndeshje! (Video)

Duke menduar se “po e ndjekin nga pas”, shoferi ka hyrë në drejtim të kundërt në rrugë, e me shpejtësi të madhe ka vazhduar vozitjen.

Kamerat e sigurisë në Kenley të Londrës, e kanë regjistruar atë duke rrezikuar jetën e vet dhe të të tjerëve.

Policia që ishte në dijeni për një vozitje jo të rregullt, nuk ka mundur të bëjë asgjë për ta ndaluar, transmeton Telegrafi.


Mitchell Locke, që ishte nën ndikimin e drogës, ka bërë ndeshje me një shofere, e cila në momentin kritik ishte në veturë së bashku me dy fëmijët e saj.

Gjykata i ka dhënë 20-vjeçarit dënimin prej tre vitesh burg, si dhe detyrim pune për komunitet, pasi të ketë kryer rehabilitimin kundër drogës. /Telegrafi/