LAJMI I FUNDIT:

Nën kërcënimin e armës ia morën telefonin, braziliani arrin të çarmatosë të dyshuarin – vret njërin prej sulmuesve

Nën kërcënimin e armës ia morën telefonin, braziliani arrin të çarmatosë të dyshuarin – vret njërin prej sulmuesve

Një video e filmuar nga kamerat e sigurisë, shfaq momentin kur një burrë bëhet cak i dy hajnave të armatosur që i afrohen në rrugë me motoçikletë.

Megjithatë ata me gjasë ishin ngatërruar me personin e gabuar, pasi arriti t’ia rrëmbejë revolen njërit prej tyre dhe ta qëllojë për vdekje.

Ky shkëmbim zjarri la të vdekur 16-vjeçarin në juglindje të Brazilit, përkatësisht në qytetin Guarulhos, transmeton Telegrafi.


Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur Otavio Ribeiro përshëndet me një bashkëpunëtor dhe fillon të ecë i vetëm në drejtim të shtëpisë, kur dy persona të dyshuar i afrohen me motoçikletë.

Nën kërcënimin e armës, ua jep telefonin, por në ato momente arrin të çarmatos  njërin prej të dyshuarve që e rrëzon në tokë së bashku me shoqëruesin e tij.

Ribeiro më pas shkrep disa plumba mbi adoleshentin derisa tentoi të ikë. Ai shtiu me armë edhe mbi të dyshuarin e dytë, por që arriti të largohet me motoçikletë.

E adoleshenti që pësoi plagë nga arma e zjarrit në gjoks dhe kraharorin e majtë, është dërguar në spitalin më të afërt ku edhe ndërroi jetë.

Policia e Sao Paulo ka arritur të gjejë telefonin dhe portofolin e Ribeiros si dhe dy telefona tjerë që ishin vjedhur atë natë.

Me të mbërritur në shtëpinë e tij, policia gjeti Ribeiron i cili u tha atyre se ishte larguar nga vendi i ngjarjes nga frika se do ta pësojë me jetë.

Ai është dërguar në stacionin e policisë për intervistim ku më pas është liruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Erdogan i kërkon Allahut të 'mallkojë Izraelin sionist' në fjalimet e Fitër Bajramit – vjen reagimi i Tel Avivit

Erdogan i kërkon Allahut të 'mallkojë Izraelin sionist' në fjalimet e Fitër Bajramit – vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Azia
Starmer dhe Trump pranojnë të vazhdojnë presionin ndaj Putinit

Starmer dhe Trump pranojnë të vazhdojnë presionin ndaj Putinit

Botë
Irani refuzoi bisedimet e drejtpërdrejta me SHBA-në në përgjigjen e tij ndaj letrës së Trump

Irani refuzoi bisedimet e drejtpërdrejta me SHBA-në në përgjigjen e tij ndaj letrës së Trump

Botë
Putin e zemëron Trumpin, presidenti amerikan pritet të merr masa ndaj Rusisë

Putin e zemëron Trumpin, presidenti amerikan pritet të merr masa ndaj Rusisë

Evropa
Trump thotë se

Trump thotë se "ka metoda" për të kërkuar një mandat të tretë, duke shtuar se ai "nuk po bën shaka"

Amerika
Kalo në kategori