LAJMI I FUNDIT:

“Negociata dhe Shitje B2B” nga Martin Giese për herë të parë në Shqipëri

“Negociata dhe Shitje B2B” nga Martin Giese për herë të parë në Shqipëri

“Negociata dhe Shitje B2B” është një workshop një ditor i sjellë nga Martin Giese për herë të parë në Shqipëri. Ky program bazohet në kursin me të njëjtën temë që zhvillohet në Qendrën e Mynihut për Teknologji Digjitale dhe Menaxhim.

Workshopi do të zhvillohet në mjediset e Hilton Garden Inn Tirana, në datë 19 dhjetor ora 09:00-17:00.

Giese është një lektor Harvardi i cili sjell metodat e negocimit WIN WIN. Ai është gjithashtu investues, Business Angel, dhe trajner i njohur në këtë fushë ekspertize me shumë vite eksperiencë.

Programet e tij janë shumë praktike dhe bazohen në ushtrime dhe raste konkrete negociatash. Gjatë workshopit pjesëmarrësit do të mund të zhvillojnë negociata reale midis dy negociatorësh dhe katër negociatorësh (Themeluesi, CEO, Kandidati, Investitori) Gjuha e përdorur gjatë këtij programi do të jetë anglisht.

Materialet dhe rastet që do te mundësohen gjatë këtij programi janë të gjitha të mundësuara nga Universiteti Harvardi dhe te përfshira në kostot e këtij trajnimi.

Për më shumë informacione shikoni në:

Networktribe.al
Facebook.com

Linkedin ./Telegrafi/