LAJMI I FUNDIT:

Në Vlorë 14 mësues refuzojnë vaksinimin me “AstraZeneca”

Në Vlorë 14 mësues refuzojnë vaksinimin me “AstraZeneca”

Vaksinimi i mësuesve ka nisur në të gjithë Shqipërinë, por me ritme të ndryshme. 36 mësues të shkollës “24 Maji” janë paraqitur sot në ditën e parë të vaksinimit në Vlorë, nga të cilët 22 kanë kryer vaksinimin, kurse të tjerët e kanë refuzuar.

Disa për frikën dhe pasigurinë ndaj vaksinës “AstraZeneca”, disa për sëmundje shoqëruese, janë shprehure mësuesit jashtë kamerave. Ndërsa nga ana tjerë mësuesit që e kryen vaksinimin shprehen të sigurt për efikasitetin.

Pas refuzimit të disa mësuesve, shefi i epidemiologjisë pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik, Agron Bashllari, u shpreh se ndonëse vaksina nuk është me detyrim, ajo është e domosdoshme.


“Është një proces që do të zhvillohet me shpejtësi, do të vaksinohen mësuesit e shkollave kopshteve çerdheve gati 1800 mësues. Sa i përket refuzimit të mësuesve ne përpiqemi t’i informojmë por është zgjedhje e individit, në vijojmë punën duke menduar që kemi mijëra njerëz që duan të vaksinohen”, deklaron Bashllari.

Procesi i vaksinimit të mësuesve ka nisur edhe në qytetin e Pogradecit, fillimisht në dy shkolla 9-vjeçare të qytetit. Në total në rrethin e Pogradecit janë rreth 1200 vaksina që do të aplikohen në mësuesit e sistemit parashkollor, 9-vjeçar dhe të mesëm bashkë me stafet mbështetëse.

Po ashtu procesi i vaksinimit të mësuesve ka nisur edhe në Bilisht ku di të vaksinohen 250 mësues, ndërsa po sot ka nisur edhe vaksinimi i të moshuarve në qytetin e Korçës./Euronews.al

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori