LAJMI I FUNDIT:

Në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin, Van Dijk po monitorohet nga dy gjigantët italianë

Në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin, Van Dijk po monitorohet nga dy gjigantët italianë

Virgil Van Dijk është futur në vitin e tij të shtatë si futbollist i Liverpoolit dhe ky vit mund të jetë i fundit për të.

Qendërmbrojtësi holandez është futur në vitin e fundit të kontratës dhe ende nuk ka një marrëveshje për rinovimin e saj.

Kapiteni i The Reds mund të vendos të largohet në verë si lojtar i lirë nga Anfield dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në elitën e futbollit italian Serie A.


Van Dijk shkund skuadrën pas disfatës së rëndë në Anfield
Lexo po ashtu Van Dijk shkund skuadrën pas disfatës së rëndë në Anfield

Dy skuadrat e mëdha italiane, Inter dhe Juventus janë duke e përcjell situatën e holandezit dhe duan ta kenë në radhët e veta.

Për lojtarin ka pasur interesim edhe nga klubet arabe, megjithatë ai synon që të mbetet në futbollin evropian.

Liverpooli rrit interesimin për yllin e La Ligas i cili po konsiderohet pasuesi ideal i Van Dijkut
Lexo po ashtu Liverpooli rrit interesimin për yllin e La Ligas i cili po konsiderohet pasuesi ideal i Van Dijkut

33-vjeçari po kalon formë të lartë, megjithatë ai deri më tani nuk ka gjetur marrëveshje me drejtuesit e klubit për një kontratë të re. /Telegrafi/