Ekonomia e Kosovës ka një nivel të ulët të prodhimit dhe konkurrueshmërisë, çka e bën atë shumë të varur nga mallrat e importit. Por vitin e fundit eksporti i produkteve cilësore kosovare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shënuar rritje të konsiderueshme.
SHBA është ndër të paktat vende me të cilat Kosova ka bilanc tregtar pozitiv (më shumë shet mallra se që blenë).
Kësaj rritje të eksportit i ka kontribuar statusi preferencial tregtar, që Kosova gëzon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, status ky që i lejon dërgimin e mallrave të liruara nga detyrimet doganore, me qëllim të promovimit të rritjes ekonomike për shtetet në zhvillim.
Janë rreth 3,500 produkte nga sektorë të ndryshëm, që Kosova mund t’i eksportojë në ekonominë më të madhe të botës, pa pasur nevojë të paguaj taksa.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës gjatë vitit 2022, kompanitë prodhuese kanë eksportuar rreth 117 milionë euro mallra në shtete të ndryshme amerikane.
Pjesa dominuese e eksporteve drejt SHBA-së gjatë vitit 2022 ishin dyshekët, jorganët dhe jastëkët.
Edhe fustanet për gra dhe vajza zënë një hapësirë të konsiderueshme të eksporteve nga Kosova në SHBA me rreth 8 milionë euro.
Kosova nga Shtetet e Bashkuara importoi kryesisht derivate të naftës, pasuar nga medikamente mjekësore.
Nga partnerët kryesorë politikë e ushtarakë, Kosova importoi edhe kofshë pule në sasi të konsiderueshme (mbi 6 milionë euro).
Kosova gjatë vitit 2022 eksportoi mallra në SHBA në vlerë 131 milionë euro
1 – Dyshekë, jorganë, jastëkë – 117 milionë euro
2- Fustane për gra e vajza – 7.8 milionë
3 – Mobilie druri – 1.7 milionë
4- Ushqime për kafshe – 850 mije euro
5-Materiale ndërtimi prej plastike – 340 mijë euro
6- Kafe e pjekur – 183 mijë euro
7-Bluza për gra dhe vajza – 178 mijë euro
8-Verë e kuqe dhe bardhë – 160 mijë
9-Kërpudha të ndryshme – 145 mijë euro
10-Pije freskuese – 73 mijë euro
Kosova importoi nga SHBA 70 milionë euro mallra
1- Koks nafte – 11.8 milionë euro
2- Medikamente dhe instrumente mjekësore – 9 milionë euro
3- Kofshë pule të ngrira – 6.1 milionë euro
4 – Autovetura – 4.3 milionë euro
5- Vaksina – 3 milionë euro
6- Revolverë dhe pistoleta – 2 milionë euro
7- Përgatitje ushqimore me yndyrë qumështi – 1.7 milionë euro
8-Polietilen – 1.6 milionë euro
9- Mallra të përzier – 1.3 milionë euro
10- Gaz propan – 1.2 milionë euro
Kujtojmë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të parët në listë sa i përket vendeve ku Kosova eksporton mallra.
Mbi 15% e eksporteve të përgjithshme të Kosovës shkojnë në Amerikë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës