Ben Hewins nga Ilford i Anglisë, e ka punuar për gruan e tij një dollap dhe pas secilës derë të vogël, e ka vendosur nga një dhuratë.

Pas një kohe mjaftë të gjatë, ai e ka përfunduar objektin nga druri që është i gjatë 2.3 metra, transmeton Telegrafi.


Pasi e ka lyer me ngjyra që i përshtaten festave të fundvitit, në 25 hapësirat e dollapit e ka vënë nga një dhuratë. Prej shallit, deri të një palë këpucë, kanë qenë zgjedhjet e tij për ta befasuar gruan.

“Ajo gjithmonë më bën dhurata të ndryshme, andaj desha të bëj diçka që është e pa pritshme, kreative dhe origjinale. Pas secilit kapak, ajo e ka nga një dhuratë. Ato mund t’i merr të gjitha njëherësh apo për çdo ditë nga një”, është shprehur Hewis.

Ai i ka postuar disa fotografi në Facebook, por nuk ka dashur të tregojë dhuratat duke i konsideruar shumë personale. /Telegrafi/

ne-vend-te-nje-dhurate-punoi-per-gruan-nje-dollap-dhe-e-mbushi-me-dhurata-foto-2

ne-vend-te-nje-dhurate-punoi-per-gruan-nje-dollap-dhe-e-mbushi-me-dhurata-foto-3

ne-vend-te-nje-dhurate-punoi-per-gruan-nje-dollap-dhe-e-mbushi-me-dhurata-foto-4

ne-vend-te-nje-dhurate-punoi-per-gruan-nje-dollap-dhe-e-mbushi-me-dhurata-foto-5

ne-vend-te-nje-dhurate-punoi-per-gruan-nje-dollap-dhe-e-mbushi-me-dhurata-foto-6