Gazifikimi dhe transporti publik, dy nga kërkesat kryesore të sektorit joqeveritar për të ulur nivelin e ndotjes në Tetovë, vazhdojnë të premtohen pareshtur nga ana e pushtetit lokal. Realizimi i këtyre dy kërkesave lë për të dëshiruar, sidomos kur bëhet fjalë transportin publik.
Qyteti i Tetovës në këtë drejtim përballet me mungesë të rrugëve të reja dhe hapje të bulevardeve, kaos urbanistik ndërsa pjesa dërmuese e amvisërive dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si lëndë djegëse përdorin naftën dhe drurin, por edhe lëndë tjera të rrezikshme. Së këndejmi, kanë qenë shpesh herë organizatat joqeveritare së bashku me qytetarët që kanë kërkuar ti jepet fund ndotjes, ndërsa si masë primare të jetë transporti publik.
E para e komunës së Tetovës Teuta Arifi, në prononcimet e fundit ka thënë se kontrata me Bankën Botërore për të blerë autobusët është nënshkruar, kurse në vijim e sipër janë procedurat për tenderin.
“Fillim viti na gjen me një kontratë të nënshkruar me bankën botërore dhe në vijim e sipër janë procedurat për prokurimin e 5 autobusëve dhe ky vit na gjen me procedura të përfunduara për njësinë e qarkullimit lokal dhe po ashtu në kuadër të këtyre masave, arritëm që dy shkolla t`i pajisim 100 për qind me inverter, njëri është në shkollën “Naim Frashëri” dhe njëri prej tre objekteve të shkollës “Bratsvo Migjeni” dhe kjo do të zvogëlojë emisionin e gazrave të rrezikshme. Normalisht se kjo kërkon edhe angazhim shtetëror sepse në një raport të Bashkimit Evropian qëndron se ndotja është problem jo vetëm për Ballkanin por tërë botën prandaj ne duhet të bëjmë politika më efikase kundër ndotjes”, tha Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.
Ndërkaq, marrja e energjisë nga sistemet fotovoltaike është mënyra e vetme për të marrë energji të pastër që nuk do të ndot mjedisin, thotë Arianit Xhaferi, nga Eco Guerrilla,. Ai kritikon përpjekjet për të gjeneruar energji elektrike nga hidrocentralet e vogla dhe vlerëson masën e qeverisë për të subvencionuar blerjen e inverterëve si mjet që shumë pak do ta ul ndotjen por thekson se shumë e rëndësishme është mënyra se si do të bëhet ndarja e këtyre inverterëve.
“Masa e subvencionimit të blerjes së inverterëve të ajrit do të sjellë rritje të konsumit të energjisë elektrike dhe për këtë arsye ata besojnë se nuk do të kontribuojë në uljen e ajrit të ndotur” tha Xhaferi.Rrjeti i gazifikimit duhet që sa më shpejtë të arrijë tek qytetarët e Tetovës dhe të realizohet premtimi për transportin publik, dhe këta masa do të ulin nivelin e ndotjes” theksoi Xhaferi. Ai edhe njëherë ka kërkuar që të vihet në funksion transportin publik si masë për shpëtimin nga ndotja.
Ndryshe, rrjeti i gazifikimit pritet që këtë vit të përfundojë dhe vitin e ardhshëm të nis distribuimi. /Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës