Gerard Deulofeu është transferimi i fundit në Serie A dhe i Milanit.

22-vjeçari u huazua nga Evertoni te klubi nga Milano deri në fund të sezonit.


Spanjolli është lojtar i akademisë së Barcelonës, ndërsa për ekipin e parë ka bërë vetëm dy paraqitje.

Por, nga tifozët e Barçës ai më shumë mbahet mend për talljen që i kishte bërë Cristiano Ronaldos dhe festimit të tij të famshëm.

E gjitha kjo kishte ndodhur në vitin 2014 në hyrje të qendrës stërvitore të klubit katalunas teksa po hynte me veturë Jordi Masip. /Telegrafi/

telegrafi sport app