LAJMI I FUNDIT:

Në Strumicë do të ndërtohet ndërtesë e re sociale

Në Strumicë do të ndërtohet ndërtesë e re sociale

Ndërmarrja publike për menaxhim me hapësira publike do të fillojë ndërtimin e një ndërtese të re sociale për persona me rrezik social në Strumicë. Sipas udhëheqësit Aleksandar Maxharov, ndërtesa do të posedojë 41 banesa me hapësirë prej 44 deri 48 metra katrorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjithë banesat do të kenë të njëjtën madhësi dhe renditje. Banuesit në to do të jenë persona të rrezikuar social. Për dallim nga ndërtesa e kaluar sociale e cila ju dedikohej vetëm personave me të ardhura të ulëta, kjo do të jetë për personat e rrezikuar social”, deklaroi Maxharov.

Në kategorinë e personave me rrezik social bëjnë pjesë: marrësit e ndihmës sociale, personat me aftësi të kufizuara, prindërit vetëushqyes, prindërit pa fëmijë, e të tjerë./Telegrafi/