Në Stamboll kanë filluar të ëndërrojnë transferimin e Shaqirit, ky pritet të jetë formacioni i Galatasarayt për vitin e ardhshëm me yllin nga Kosova në të

Xherdan Shaqiri mund të bëjë një transferim sensacional tek gjiganti turk Galatasaray.
Largimi i kosovarit nga Liverpooli duket i pashmangshëm për shkak të hapësirave të pakta që kishte këtë edicion.
Ylli nga Kosova është paraqitur në vetëm gjashtë ndeshje në Ligën Premier ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.
Edhe përkundër që ka luajtur pak, ofertat në drejtim të tij nuk janë duke munguar.
Roma, Sevilla, CSKA Moska dhe Galatasaray janë skuadrat që po e duan me çdo kusht transferimin e gjilanasit.
Megjithatë skuadra më e interesuar mbetet gjiganti turk Galatasaray, pasi prej vitesh duan shërbimet e kosovarit.
Tifozët turq kanë filluar të ëndërrojnë për transferimin e Shaqirit në Stamboll dhe në rrjetet sociale tani kanë filluar komentet e tyre nëpër faqet e Galatas.
Për ta transferuar Shaqirin, ekipi i udhëhequr nga legjenda Fatih Terim duhet të shpenzojë rreth 20 milionë euro, shumë që nuk përbën problem për Galatasarayn.
Por përveç Shaqirit, Galata synon t’i afrojë edhe tre yje të mëdha për ta ndërtuar një skuadër konkurruese edhe në Evropë.
Mbrojtësi anglez i Liverpoolit, Nathaniel Clyne është në listën e dëshirave, ashtu si edhe mesfushorët Bakayoko i Monacos dhe Mert Hakan i Sivaspor.
Me këto katër transferime të mundshme, Fatih Terim do ta ketë një formacion të frikshëm për edicionin e ardhshëm, ku përveç se synon të fitojë dy trofetë në Turqi, ai ëndërron që ta dërgojë larg edhe në Ligën e Kampionëve ose në Ligën e Evropës 22 herë kampionin turk. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë