LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Gjakovës 38 pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Gjakovës 38 pacientë me COVID-19
Foto: Ilustrim

Spitali i Gjakovës bën të ditur se 38 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 në këtë spital.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se 55 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID-19, ndërsa prej tyre 38 janë pozitiv, 13 pacientë negativ dhe 4 do të testohen.

Prej pacientëve të shtrirë në këtë spital 28 pacientë me oksigjeno terapi dhe 5 pacientë janë në CPAP maskë.


“Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”, thuhet më tej. /Telegrafi/