LAJMI I FUNDIT:

Në shtëpinë e Martin Shkrelit, “njeriut më të urryer” të Amerikës (Video)

Në shtëpinë e Martin Shkrelit, “njeriut më të urryer” të Amerikës (Video)

Njeriu më i urryer i Amerikës, siç e pagëzoi kohë më parë shtypi vendas, sipërmarresi Martin Shkreli i ka sjellë fshatit të parardhësve të tij krenari dhe turp bashkë.

Ish-shefi ekzekutiv i një kompanie farmaceutike e konsideronte dikur veten si shqiptarin më të suksesshëm në botë, por në zonën e Shkrelit, nga ku vijnë të parët e tij, njerëzit janë të përçarë teksa diskutohet për 34-vjeçarin që mbushi titujt e parë të gazetave kur e rriti 5.000 herë çmimin e një ilaçi jetik kundër SIDA-s, ndërsa aktualisht është në proces gjyqësor në Nju Jork për mashtrime me një fond investimesh.

Disa prej banorëve e përshëndesin suksesin e biznesmenit të ri, të tjerë thonë për “Reuters” se rritja e skajshme e çmimit të medikamentit Daraprim nga 13,5 në 750 dollarë pilula ishte kapitalizëm i pastër, transmeton TCH.


Disa në fshat e mbajnë mend ende familjen Shkreli, për të cilën thonë se u zhvendos në Mal të Zi shumë kohë më parë dhe në vitin 1960 emigroi në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e tyre atje nuk ekziston më dhe vetëm një kushëri qe kthyer dikur sa për të vizituar vendin e vetë të origjinës, sot një zonë e varfër, e zhuritur nga mungesa e një ujësjellësi dhe me probleme të mëdha infrastrukture, që i inkurajojnë gjithmonë më shumë njerëz të largohen.

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori