LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri, të përmendësh votën është thirrje për luftë!

Në Shqipëri, të përmendësh votën është thirrje për luftë!
KOMISIONI I LIGJEVE -Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ligjeve./r/n/r/nLAWS COMMITTEE - Minister of Justice, Ylli Manjani, speaks during a session of Legal Issues, Puplic Administration and Human Rights Parliamentary Committee.

Çdo vend me një minimum normaliteti krizat politike i zgjidh me votë.

Kudo në Evropë votohet.

Edhe në Ballkan votohet. Popullsia, grupet politike e sociale votojnë për të zgjidhur një krizë vendimmarrëse.


Votohet në Bosnje, Kosovë, Maqedoni, në BE po e po.

Votohet dhe zgjidhet çdo krizë që nuk e zgjidhin dot përfaqësuesit e zgjedhur.

Kjo është rutina e çdo demokracie.

Vota është esenca e demokracisë.

Dita e votimit është bekim. Është shpresë. Qejf. Atmosferë e këndshme gjithandej.

Në Shqipëri të përmendësh votën është thirrje për luftë. Të shkon mendja të ruhesh (ëe pastaj po të lexosh edhe thirrjet e Ambasadës për të  mos u afruar eventeve të tilla).

Kur përmendet vota mendja të shkon tek gazi lotsjellës, druri që ha, dhuna që shpërthen gjithandej. Lajmet që buçasin sikur po vjen fundi i botës. Bah, çfarë terrori!

Zgjedhjet e parakohshme janë qartësisht luftë. Dy herë i kemi bërë dhe literalisht me pushkë në krah, duke vrarë njëri-tjetrin.

Votimet nëpër parti janë njësoj.

Ngjarje dhune, diktati, presioni…

Vota e parakohshme quhet luftë e pastër. Krijohen skalione, barriera, blinda. Armatosen palët. Shtohen mercenarët. Përplasen njerëzit. Ironikisht partia ku ndodhin këto ngjarje quhet demokratike!

Partia tjetër që ka harruar si votohet, trashet duke u vetëquajtur socialiste. Sociale posi!!! Sociale pa votën e shoqërisë … Sundon rehat, ç’i duhet vota!?

Ama, të gjitha partitë shqiptare që vrasin votën janë me Amerikën. Ose janë amerikane…!!!

Si përfundim demokracia është ende diktat midis nesh.

Ideja mbi lirinë ngjan më shumë si eksitim kolektiv … Ai që votohet ndjehet pronar i çdo gjëje. Kush kërkon rivotim është armik dhe duhet eleminuar. E kështu cikli përsëritet …

Fundi i historisë është:

Kemi një opozitë që e ruan pushteti me badigardë dhe një pushtet që sundon me pantallona të shkurtra i pashqetësuar nga asgjë. Një pushtet që emëron opozitën për inat të votës!

Nëse nuk pranojmë votën si themel të demokracisë, nuk kemi fare lidhje me demokracinë.

Në trend

Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori