LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri s’ka më bagëti, vitin e shkuar u importua 84 milionë euro mish

Në Shqipëri s’ka më bagëti, vitin e shkuar u importua 84 milionë euro mish

Vitin e shkuar u importua mish nga jashtë si kurrë më parë.

Kjo, jo se shqiptarët konsumuan më tepër, por nga që në vend pati edhe më pak bagëti.

“Janë shitur bagëtitë të gjitha. Në Shqipëri nuk merret më njeri me blegtori. S’po e kuptoj se çfarë po bëhet”, shprehet kasapi Sinani.


Vlera e mishit dhe nënprodukteve të tij të blerë nga jashtë në 12 muajt e lëna pas përllogaritet në 84 milionë euro. Në raport me 2023-shin, importet u zgjeruan me 7 milionë euro apo 9.1 për qind.

“Dy janë arsyet kryesore. Së pari, largimi i banorëve nga fshati, së dyti është falimentimi i disa komplekseve blegtorale në Shqipëri”, shpjegon pedagogu Ndoc Faslia.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se më shumë se 1/3 e mishit gjatë vitit të shkuar erdhi nga Brazili. Lista e importeve pasohet nga Greqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia.

“Shqipëria nuk ka nevojë të zgjerojë kapacitetet përpunuese, por duhet të rritet prodhimi dhe standardet. Kjo bëhet duke orientuar të paktën 70% të skemës së subvencionit në sektorin blegtoral kryesisht për prodhim”, shton Faslia.

Mishi është një ndër produktet për të cilin shqiptarët po paguajnë më shtrenjtë. Në varësi të llojit, rritja luhatet nga 100 lekë tek ai i viçit e kecit, në 250 lekë te mishi i qengjit. /A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Lajme
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori