Pas datës 2 dhjetor nuk do të lejohet më importi i makinave që kanë më shumë se 10 vjet që janë prodhuar.
Ky është një vendim i marrë nga Këshilli i Ministrave që ka si qëllim që të minimizojë ndotjen e mjedisti që vjen si rezultat i makinave të përdorura dhe jashtë standadeve europiane.
Vendimi i publikuar në fletoren zyrtare do të hy në fuqi në 2 dhjetor të 2018, ndërkohë që për të gjitha makinat që janë importuar ne vendin tonë para hyrjes në fuqi të këtij ligji, por nuk kanë përfunduar proceduarat e regjistrimit do të lihet një afat deri në 1 mars të 2019, që të përfundojnë procedurat.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi një lajm shumë të mirë vendimin për të ndaluar importin e automjeteve më të vjetra se 10 vjet dhe krijimin e lehtësirave për ata që përdorin mjetet elektrike me zero ndotje në mjedis. Nga Njësia 7, ku prezantoi Buxhetin 2019 për banorët e zonës, por edhe bëri një bilanc të punëve të kryera në tre vitet e fundit, Veliaj tha se po shihet mundësia që dogana për mjetet elektrike të bëhet zero, si një zgjidhje për të shtuar makinat që nuk ndotin mjedisin.
“Vendimi që mori Parlamenti për të ndaluar importin e makinave më të vjetra se 10 vjet është ndoshta vendimi më i mirë që është marrë për mushkëritë e çdo fëmije në vend. Faktori i vetëm i ndotjes në Shqipëri janë makinat, kryesisht makinat rraqe që vijnë nga bota, të cilat i përdorim për të shkuar nga kafja në kafe. Tirana, si përfituesja më e madhe me 1 milionë banorë dhe 200 mijë makina, i jep fund importit të rraqeve të botës”, tha Veliaj.
Lajm i mirë për kryeqytetin është edhe prioriteti i qeverisë për t’i dhënë më shumë fuqi transportit alternativ, kryesisht autobusëve dhe makinave elektrike. Kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës është shumë pranë realizimit të këtij projekti, për të nisur puna me autobusët elektrikë.
“Komisioni i Ekonomisë dhe Financave po konsideron t’i japë më shumë fuqi transportit alternativ, duke e bërë doganën e TVSH-në zero për autobusët elektrikë, që ndotin po aq sa një celular. Kështu, hyjmë realisht në një epokë të re. Nuk ka nevojë të jemi të fundit, por ashtu si me fushatën e pemëve dhe nismën për më shumë korsi biçikletash po dalim të parët në rajon, ashtu edhe me autobusët elektrikë kemi një shans fantastik të shkëlqejmë si një vend e qytet modern”, tha Veliaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa