Në Shkup u prezantua projekti për aftësimin e kujdestareve për pleq

Kryqi i Kuq i Maqedonisë dhe shoqata ''Humanost'' prezantuan projektin ''Krijimi i mundësive për punësime të reja të grave'', projekt i financuar nga BE-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti parasheh punësimin e grave që kanë qenë të papunësuara një kohë të gjatë dhe janë mbi 40 vjeçare, trajnime për kujdestare për pesonat e moshuar në kushte shtëpiake dhe nxitje e partneritetit publiko-privat.
Nga viti 2013 e deri tani, mbi 60 persona e kanë kaluar këtë projekt që mundëson edukim katërmujor dhe përfitim aftësishë profesionale, respektivisht kompetenca për personat që e kalojnë trajnimin.
Projekti do të zbatohet deri më 27 dhjetor të këtij viti, kurse për realizimin e tij janë siguruar 153 mijë euro, nga BE-ja dhe Kryqi i kuq austriak./Telegrafi/



















































