LAJMI I FUNDIT:

​Në SHBA, 55.000 të infektuar nga coronavirusi

​Në SHBA, 55.000 të infektuar nga coronavirusi

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të infektuarve nga coronavirusi po rritet me shpejtësi, duke tejkaluar shifrën 55.000, ndërsa numri i vdekjeve është rreth 800.

Këshilltari i nivelit të lartë i Shtëpisë së Bardhë, Eric Ueland ka njoftuar një ndihmë masive 2 trilionë dollarë për ekonominë, raporton AP.


Plani do të mbështesë bizneset gjatë krizës dhe familjet do të marrin ndihmë prej 1,200 dollarësh për të rritur dhe 500 dollarë për fëmijë.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se ai do që vendi të hapet dhe të presë me gëzim festën e Pashkëve më 12 prill, por deklarata e tij është në kundërshtim me thirrjet e zyrtarëve shëndetësorë për të forcuar kufizimet në lëvizjen e njerëzve.

Shkencëtarët dhe politikanët e tjerë amerikanë kanë paralajmëruar se më e keqja nuk ka ardhur ende.

Komisionarja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Michelle Baschel u bëri thirrje qeverive të sigurohen që të burgosurit të mos ekspozohen ndaj rrezikut të coronavirusit.

Baschell tha që virusi mund ‘të egërsohet’ në burgjet, qendrat e imigracionit dhe spitalet psikiatrike. Në disa vende, përfshirë SHBA, ka pasur trazira në burgje. Shumë zyrtarë kanë sugjeruar kufizime dhe pushime të përkohshme për të burgosurit për të lehtësuar mbipopullimin e burgjeve. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Kroacia
Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Azia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Botë
Kalo në kategori