Gjykata Themelore në Gjakovë, në rigjykim e ka dënuar me 10 vite burgim të akuzuarin Prek Gjugja, i cili ngarkohej për kryerjen e veprës penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes”, që kishte ndodhur në vitin 2019 në fshatin Marmullë të Gjakovës.
Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri P. Gj (Prenk Gjugja)., akuzohet se “me datën 12 mars 2019, rreth orës 18:30, në fshatin Marmull, Komuna e Gjakovës, pikërisht afër shtëpisë së A. N., me dashje e ndihmon këtu të akuzuarin A. Gj., duke i krijuar kushte në kryerjen e veprës penale të vrasjes, në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjes pronësore me tani të ndjerin T. B., i cili ditën kritike së bashku me Z. K., dhe të akuzuarin P. Gj., ishin mbledhur të bisedojnë në oden e A. N., ashtu që i akuzuari P. Gj., me të arritur tek shtëpia e të dëmtuarit A.N., automjetin e tij të markës “WV-Sharan”, me tabela të regjistrimit 07-…-.., e parkon pas automjetit të markës “Sander” me tabela të regjistrimit 01-…-.., i cili ishte i të ndjerit T.B., që ishte i pakuar në drejtim të lumit Drin, në të cilin drejtim nuk kishte dalje”.
“Pasi nuk merren vesh mes veti, duke dal nga oda, i ndjeri T. B., ju kishte drejtuar me fjalët se “për këtë punë do të ju lajmërojë në Polici dhe Gjykatë”, dhe kishte hipur në veturën e tij e kishte kthyer në drejtim të Gjakovës me qëllim që të lëvizte për të shkuar në shtëpinë e tij, ashtu që ishte ndalur dhe po priste dhe kishte kërkuar nga i akuzuari P. Gj., që ta largonte veturën e tij, pasi pjesa tjetër e rrugës ishte me baltë dhe ishte një kanal i hapur dhe nuk kishte mundësi të lëvizte veturën e tij, i akuzuari me qëllim që ta pengonte lëvizjen e të ndjerit, nuk e largon veturën e tij të cilës ia kishte hapur derën e shoferit dhe po qëndronte aty, ngase ishte në dijeni se i akuzuari A. po vinte nga shtëpia, pasi që përmes numrit të telefonit 044-…-…, e kishte thirrur këtu të akuzuarin A. duke e njoftuar dhe duke i thënë se “jam tek shpija e A. N.”, ku i akuzuari A. me atë rast e kishte marr pushkën automatike dhe kur arrin tek vendi i ngjarjes fillimisht gjuan në drejtim të automjetit tani të ndjerit, i cili pasi del nga automjeti për tu larguar gjuan në drejtim të tij duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse dhe pas kryerjes të vrasjes, i akuzuari P. Gj., me automjetin e tij së bashku me të akuzuarin A. largohen nga vendi i ngjarjes'”, thuhet në vendim.
Të akuzuarit Gjugja, në dënimin prej 10 vitesh burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 16 shkurt 2021 deri më 31 janar 2022. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LSDM: Mickoski të përgjigjet nëse Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar keqpërdorim detyre nga Izet Mexhiti dhe kabineti i tij

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë