LAJMI I FUNDIT:

Në Riga formohet Grupi parlamentar për miqësi ndërmjet Maqedonisë dhe Letonisë

Në Riga formohet Grupi parlamentar për miqësi ndërmjet Maqedonisë dhe Letonisë

Në kuadër të vizitës rajonale në vendet Baltike, shefi i diplomacisë së Maqedonsië, Nikolla Dimitrov qëndroi në Republikën e Letonisë, ku realizoi takime me nikoqirin e tij, ministrin e punëve të jashtme, Edgars Rinkēvičs, ministrin e mbrojtjes, Raimonds Bergmanis, si dhe me nënkryetaren e Parlamentit të Letonisë, Inese Libina-Egnere.

Siç kumtojnë nga MPJ, në takim me ministrin Rinkēvičs, Dimitrov e ka prezantuar vendosmërinë e Qeverisë për t’i realizuar aktivitetet e nevojshme reformuese me qëllim që Maqedonia të bëhet anëtare e plotfuqishme e BE-së dhe NATO-s.

“Ne jo vetëm që nuk kemi frikë nga standardet e ashpra, por edhe i mbështesim si kusht të nevojshëm për përmirësimin dhe përforcimin e institucioneve tona. Integrimi euro-atlantik nxiti stabilitet dhe prosperitet në rajonin e Baltikut, gjë që duhet të shërbejë si shembull dhe frymëzim edhe për Ballkanin”, tha Dimitrov.


Ministri Rinkēvičs ka përshëndetur dhe ka dhënë përshëndetje të hapur për politikat reformuese të Qeverisë, duke theksuar se Letonia në mënyrë parimore dhe me intensitet të përforcuar do të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO. Tregues për vullnetin dhe gatishmërinë e Letonisë për të mbështetur Maqedoninë është formimi i Grupit të ri parlamentar për miqësi me Maqedoninë e cila do të ndihmojë në thellimin e bashkëpunimit konstruktiv midis dy vendeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori