Një emergjencë u shpall në Formby, Merseyside, Angli, pasi një dre i përdorur në një event festiv u arratis nga vendi.

Policia, Marinës Mbretërore dhe ekipet e rojës bregdetare u angazhuan në një kërkim të gjerë për kafshën me brirë të mëdhenj.


Autoritetet e ndoqën për orë të tëra deri sa humbën gjurmët e saj në mbrëmje, duke u frikësuar se mund të shkonte drejt lumit Mersey.

Ekipet e shpëtimit përdorën edhe dylbi termike për ta lokalizuar.

Pas kërkimeve, dreri u pikas në plazh dhe u drejtua drejt zonës së dunave.

Ndërhyrja e policisë dhe një dron mbikëqyrës ndihmuan ta fusin kafshën në një vend të sigurt. /Telegrafi/