Ekziston një arsye shumë e rëndësishme për shkak të së cilës njerëzit shikoheni në sy kur bisedojnë.

Kur bisedojmë me dikë, dëshirojmë që ai person të na besojë. Fatkeqësisht, nuk është e gjitha që kemi thënë bash gjithmonë e kuptuar në mënyrën e drejtë.


Për të shmangur situata të tilla, duhet ta dimë se si ta fitojmë besimin e personit me të cilin bisedojmë.

Ndoshta duket pak banale, mirëpo sekreti qëndron në sytë tanë, transmeton Telegrafi.

Në qoftë se dëshironi të fitoni besimin e ndokujt

Kur komunikojmë me të tjerët, nuk kontrollojmë se çfarë ndodh me sytë dhe nuk kemi informacion se si reagojnë ata.

Mirëpo, vërtet është e rëndësishme që ai person të vendosë se a do të na besojë apo jo.

Rolin kryesor e kanë bebëzat e syve, konkretisht gjerësia e tyre. Sa më të gjera që të jenë bebëzat e personit i cili flet, është më e lehtë që t’i besohet.

Para këtij hulumtimi, të gjithë kanë menduar që kontraktimi dhe dilatimi i bebëzave janë të pakontrollueshme. Mirëpo, gjërat megjithatë qëndrojnë ndryshe.

Ne vetë mund ta ndryshojmë gjerësinë e bebëzave tona. Mjafton vetëm të imagjinojmë që ndodhemi në dhomë të errët. /Telegrafi/