LAJMI I FUNDIT:

Shkup, dy adoleshentë rrihen, qindra të tjerë bëjnë tifo

Shkup, dy adoleshentë rrihen, qindra të tjerë bëjnë tifo

Dy adoleshentë po rrihen ndërsa qindra të tjerë me pasion po bëjnë tifo.

Këtë ngjarje e cila ngjan si një ndeshje boksi në hapësirë të hapur, po e ndjekin persona të moshuar të cilët bashkërisht me adoleshentët po e presin rezultatin.

Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar në Kapishtec të Shkupit ndërsa përleshja sipas dëshmitarëve ka ndodhur në mes të ditës dhe nuk është hera e parë.


Është denoncuar në polici, por edhe pas një javë të ngjarjes, MPB ende po e heton rastin./Telegrafi/