LAJMI I FUNDIT:

Në protestën e djeshme në Shkup janë lënduar 47 policë dhe arrestuar 11 persona

Në protestën e djeshme në Shkup janë lënduar 47 policë dhe arrestuar 11 persona

Nga MPB njoftojnë se 47 policë, 11 prej tyre me lëndime më të rënda dhe dy me lëndime serioze, në protestën e djeshme në rrethinën e SPB Shkup, i cili u mbajt në periudhën prej orës 19:00 para Qeverisë së Republika e Maqedonisë së Veriut, ka vazhduar para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ka përfunduar para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut rreth orës 22:30.

“Të gjithë policëve të lënduar iu është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa të lënduarit me lëndime të rënda janë dërguar në objektet mjekësore për trajtim të lëndimeve dhe kujdes mjekësor.

Në të njëjtën kohë, janë konstatuar disa shkelje të rendit dhe qetësisë publike nga ana e protestuesve, të cilët hodhën gurë, vezë, sende hekuri, pllaka bekaton, kokteje molotov, shenja trafiku, kosha plehrash dhe mjete piroteknike, si ndaj objekteve ashtu edhe ndaj punonjësve të policisë që kanë kryer veprime zyrtare duke siguruar institucionet shtetërore”, thonë nga MPB.


Nga atje thonë se në protestën janë raportuar dëmtime të dritareve dhe fasadave në të tri objektet: Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Përveç kësaj, demonstruesit thyen 16 mburoja të policisë, disa helmeta mbrojtëse policore dhe lidhje radio, si dhe u dëmtua një shtëpi e policisë para Kuvendit dhe një automjet policie.

Në lidhje me trazirat e përshkallëzuara para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, 11 persona janë ndaluar nga policët, ndërsa gjatë protestave policia nuk ka përdorur as mjete piroteknike dhe as kimike për të shpërbërë turmën”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori