LAJMI I FUNDIT:

Në pronat publike që u liruan përball AKI-së, pritet të ndërtohet objekti i Ministrisë së Bujqësisë

Në pronat publike që u liruan përball AKI-së, pritet të ndërtohet objekti i Ministrisë së Bujqësisë

Më vendim të Ministrisë së Bujqësisë e me asistim të Policisë së Kosovës, të enjten janë liruar dy prona publike në Zonën Industriale që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën

Telegrafi ka siguruar vendimin e ministrisë për lirimin e këtyre pronave që ndodhen në këtë zonë, e të cilat janë përball Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 0,55 ari që shfrytëzohej nga N.T.SH “Liria FC” dhe një sipërfaqe tjetër prej 22 ari ku ishte vendosur pompa e derivateve “Patroni”.

Ministria e Bujqësisë liron dy prona publike, merr në pronësi tokat përball AKI-së
Lexo po ashtu Ministria e Bujqësisë liron dy prona publike, merr në pronësi tokat përball AKI-së

Në atë hapësirë publike Telegrafi mëson se pritet të ndërtohet objekti i Ministrisë së Bujqësisë.


Ndryshe sipas vendimit të ministrisë, N.T.SH. “LIRIA FC” dhe pompa e derivateve “Patroni” nuk kanë respektuar kontratën për dhënien në shfrytëzim me qira të tokës bujqësore.

Në vendim thuhet se kontrata mes Ministrisë së Bujqësisë dhe N.T.SH “LIRIA FC” ka skaduar me 01.01.2024, ndërkaq kontrata mes këtij dikasteri dhe biznesit “Patroni” ka skaduar me datë 31.12.2023.

Tutje bëhet e ditur se ministria disa herë iu ka kërkuar që t’i lirojnë pronat vullnetarisht, megjithatë edhe N.T.SH “LIRIA FC” por edhe “Patroni” nuk kanë përmbushur obligimet kontraktuale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori