Nëse për pak minuta qëndron në tregun e gjelbër në Prishtinë vërehet numri i madh i qytetarëve që pyesin për çmimet por më pak që blejnë.
Ngritja e çmimeve është një ndër arsyet, gjendje për të cilën qytetari Ethem Salihu, thotë se po keqpërdoret nga pronarët e bizneseve ushqimore.
“Shumë sene i shtrenjtojnë tregtarët në përgjithësi edhe arsyetim e gjejnë thonë se është ngritur çmimi i derivateve. Ose arsyetim tjetër që e dëgjoj është deklarata se ka me u shtrenjtua çmimi i energjisë elektrike. Unë as për tregun e gjelbër por as për në bizneset tjera nuk e di arsye se pse janë rritur çmimet”, shprehet ai.
Sipas Salihut, ka shumë pak produkte që nuk janë shtrenjtuar, e që është barrë për qytetarët me standardin e jetesës në Kosovë.
Përkundër ankesave nga konsumatorët, shitësi Fahri Rukovci insiston se çmimet nuk janë ngritur.
“Çmimet e pemëve dhe perimeve të cilat i mbajë unë nuk janë më shtrenjtë sesa vitin e kaluar, por është e kundërta, janë më lirë sesa vjet. Asnjëherë nuk ka ankesa nga qytetarët për rritje të çmimeve. Nuk kanë pse me u ankua sepse për shembull një thes spec vitin e kaluar ka qenë 3 euro ndërsa sot po shitet 2.50 cent. E për çka ndodhë më vonë unë nuk e di”, deklaron Rukovci.
Rukovci mund të ketë të drejtë për biznesin e tij por jo edhe për çmimet e produkteve të tjera ushqimore.
Banka Botërore thotë se çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë janë rritur për 19.2 për qind. Ky shtrenjtim i produkteve sipas raportit thuhet se vlen për muajin qershor.
Për rregullimin e çmimeve për produktet bazike Qeveria ka iniciuar ligj të ri. Megjithëse ishte premtuar se do të dorëzohet në fillim të gushtit ende nuk ka asgjë zyrtare. Të paktën jo përgjigje për RTV Dukagjini nga Ministria e Industrisë, përgjegjëse për këtë ligj,
Edhe nëse draftohet ky projektligj, ekonomisti Erton Bega bënë thirrje që të mos votohet. Çmimin tavan për produktet ushqimore ai e cilëson strategji të gabuar.
“Ulja e TVSH-së, pra mund të hiqej një pjesë në produktet esenciale apo mund të reduktohej të përgjysmohej. Kjo mund të kishte efekt të menjëhershëm në uljen e çmimeve në raftet e dyqaneve. Po ashtu në këtë fazë kur kosto e jetesës është rritur më shumë sesa inflacioni do të ishte e rrugës që të procedohet më shpejt me ligjin që e definon pagën minimale dhe ligjin e pagave të sektorit publik”, ky është propozimi që Bega mendon që është zgjidhja.
Mesatarja e shtrenjtimit nga Banka Botërore nuk është pasqyrë për çmimet e të gjitha produkteve. Mielli, sheqeri, vaji, e produktet e qumështit, për nga çmimet janë shtrenjtuar e janë dyfishuar.
Pikërisht shtrenjtimi i këtyre produkteve sipas furrtarit Eduard Agushaj po i detyron që t’i ngrisin çmimet.
“Për shembull më herët letra e burekut ka kushtuar 6.30 cent kilogrami ndërsa tash është 12 euro. Një kilogram mish më parë ka kushtuar 6 euro ndërsa tash është 8 euro. Një thes miell më herët ka qenë 8 euro e diçka ndërsa tash kushton 15 euro”, tregon i shqetësuar furrtari.
Për ta thelluar edhe më shumë situatën sipas tij po ndikon edhe reduktimi i energjisë elektrike. Çmimi i agregatit që e përdor ai ka vlerë mbi 10 mijë euro, ndërsa kosto e derivateve për agregatin kap vlerën qindra euro brenda muajit. Në disa furra në kryeqytet dhe qytete tjera që nga e hëna buka po shitet 60 centë ndërsa byreku 1.20 e me raste 1.30 centë./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës