Në komunën e Prishtinës është mbajtur trajnimi i shtatë për ‘Mobile Journalism’.

Në këtë trajnim të pranishëm ishin studentë e gazetarë nga mediat lokale nga rajoni i Prishtinës.


Trajnimi është fokusuar për aspektet e raportimit medial dhe video gazetari mobile.

Pas hyrjes përshëndetëse nga Rina Gurgule, koordinatore e Projektit dhe Gentian Lluka, CEO Telegrafi, për përmbajtjen, burimet dhe verifikimin e informatave ka folur Muhamet Hajrullahu, kryeredaktor i Telegrafi.

add65573 bd8b 46d1 b99e 685072ab38c3

Për “Teknikat e Gazetarisë mobile: Xhirimi dhe montimi me telefon”, ka folur Gëzim Avdiu nga Pixels Productions.

b7c4122a dc42 4f20 8a98 0bdc34ece543

Participantët janë trajnuar edhe për “Inteligjenca artificiale dhe gazetaria” nga Shqip.AI, nga Liridon Drenica.

shqip.ai

Ndërsa, për “Monetizimin e përmbajtjes” ka folur Valdrin Rexhepi, CSO –Telegrafi.

valdrini

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shkruajnë dhe xhirojnë storien e tyre të lajmeve nën mentorim, ndërkaq shkrimet finale do të publikohen në Telegrafi.com

af8f1c10 0123 4c32 874b 2ed419846573

Përveç njohurive, pjesëmarrësit do të marrin kompensim për punën e tyre. Tri lajmet/artikujt me video dhe përmbajtjen më të mirë do të zgjidhen nga juria profesionale dhe do të shpërblehen me çmime prej 400, 200 dhe 100 euro, respektivisht.

Ky ishte trajnimi i fundit dhe deri tash janë trajnuar afër 70 participantë në shtatë rajonet e Kosovës.

(Ky projekt mundësohet nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Telegrafit dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e BE-së apo Qeverisë Gjermane). /Telegrafi/